eksperti-banner

Joaquin Garcia (69) ishte punësuar nga zyrtarët komunalë, në një kompani të ujësjellësit.

Zyrtarët e kompanisë mendonin se ai menaxhohej nga Komuna, derisa në këtë të fundit mendonin se ai ishte kompetencë e kompanisë, transmeton Telegrafi.


Këtë e ka shfrytëzuar Garsia, duke marrë nga 37 mijë euro në vit, gjashtë vite me radhë.

Mirëpo, ai është zbuluar në organizimin që është bërë për të moshuarit e kompanisë, të cilëve iu ndahej nga një shpërblim.

Megjithëse ai ka mohuar se nuk ka shkuar në punë, kolegët e tij kanë treguar të kundërtën dhe Garsia detyrohet të paguaj një dënim prej afro 30 mijë eurove. /Telegrafi/