LAJMI I FUNDIT:

Punëtorëve teknikë në QKUK u rritet paga

Punëtorëve teknikë në QKUK u rritet paga

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se janë rritur pagat e punëtorëve teknik në QKUK.

Azemi ka njoftuar se pagat e tyre më nuk do të jenë 275 por 402, transmeton Telegrafi.


“Pas shumë presioneve, protestave, dhe grevave, që bëmë në QKUK, tani e tutje pagat e punëtorëve teknik nuk do të jenë më 275 euro, ato do të jenë 402 me tenderin e ri i cili veç është publikuar, se a do ta pranojnë këtë pagë këta punëtor ne do të konsultohemi me ta, dhe do të dalim me qëndrim të qartë, mundë te themi se nuk oshtë ajo që e kemi kërkuar ne., Por është për tu çmuar pasi që kërkesa jonë ka qenë 450, dhe na janë ofrua 402″, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se po të ishte në fuqi Marrëveshja Kolektive kjo pagë do te kalonte shumën së paku 470 euro./Telegrafi/