LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët teknikë paralajmërojnë protestë nëse nuk u paguhen pagat

Punëtorët teknikë paralajmërojnë protestë nëse nuk u paguhen pagat

Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ka paralajmëruar protestë të punëtorëve teknikë të gjashtë shkollave në Prishtinës, nëse deri në datën 9 nëntor ata nuk i marrin pagat e tyre.

Kjo është bërë e ditur pas takimit që kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi pati sot me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës Muhedin Nushin,.


“Pas bisedave me nënkryetarin e komunës dhe përfaqësuesit të kompanisë, do të pritet ekzekutimi i pagave deri më datën 9 nëntor, dhe nëse edhe pas kësaj nuk do të paguhen pagat, atëherë të premten nga ora 11:00 deri në 12:00 do të protestohet para Komunës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Nëse edhe pas datës 10 nëntor nuk do të ketë paga, atëherë punëtorët teknikë të gjashtë shkollave në Prishtinë do të hyjnë në grevë më 14 nëntor. /Telegrafi/