eksperti-banner

Sot në qendër të Shkupit u mbajt për të dymbëdhjetën herë marshi i punëtoreve seksuale, për të shënuar 17 dhjetorin, Ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj punëtorëve seksual.

Marashi filloi para objektit të shtëpisë së Nënës Terezë në rrugën 'Maqedonia', përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga nisma për mbrojtje, promovim dhe avancim të të drejtave të punëtorëve seksual 'STAR-STAR' thonë se përvojat dhe statistikat në botë por edhe tek ne tregojnë ndaj grave dhe punëtoreve seksuale transgjinore ushtrohet më së shumti dhunë.

“Këtë vit, fushata e shënimit të Ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj punëtorëve seksual ia përkushtojmë luftës kundër dhunës gjinore. Përvojat dhe statistikat në botë te ne tregojnë ndaj grave dhe punëtorëve seksual transgjinor ushtrohet më së shumti dhuna. Është i madh numri i punëtorëve seksual që çdo ditë durojnë dhunë psikike, por shumë pak prej tyre guxojnë ta denoncojnë në polici”, shprehen nga ‘STAR-STAR’./Telegrafi/

17 dhhjetori