LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e “Ramiz Sadikut” kërkojnë t’u paguhet 20 përqindëshi

Punëtorët e “Ramiz Sadikut” kërkojnë t’u paguhet 20 përqindëshi

Ish-punëtorët e ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku” kanë mbajtur protestë para Prokurorisë së Shtetit, për 20 përqindëshin, i cili nuk u është ndarë nga shitja e kompanisë që kanë punuar për shumë vjet.

Përfaqësuesi i protestuesve, Idriz Zhinipotoku, tha se me një kërkesë e tillë iu janë drejtuar disa herë Prokurorisë për ketë çështje, por kjo e fundit nuk ka vepruar duke mbyllur hetimet me arsyetime se nuk ka prova.


Duke folur emër të 480 ish-punëtorëve, ai tha se janë të gatshëm të dëshmojnë dhe t’i qesin fajtorët para drejtësisë.

“Lusim Prokurorinë e Shtetit që të ndërmarrë hetime të shpejta dhe të drejta në drejtim të gjetjes së të vërtetës dhe sjelljes para drejtësisë të të gjithë manipulatorëve dhe të korruptuarve në rastin tonë”, tha Zhinipotoku.

Ai tha se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me prokurorinë për hetimin e rastit. “Hetoni ato lista dhe do të përputhen me të gjitha dëshmitë tona se në ato lista ka njerëz që kanë vdekur dhe familja e tyre e ka marrë 20 për qind, ka njerëz që kanë qenë në pension dhe kanë marrë 20 për qind”, shtoi ai.

Pas kësaj, dy përfaqësues të protestuesve u ftuan brenda për të biseduar për këtë çështje. Maliq Demiri bëri të ditur se kanë marrë premtimin se shumë shpejt do të marrin përgjigje për kërkesat e tyre. /Telegrafi/