Dhjetëra punëtorë të KEDS-it në Mitrovicë, të përkrahur edhe nga Federata e Sindikatave të Pavarura ‘Elektro Kosova’ (FSPE), kanë protestuar sot duke reaguar kështu kundër vendimit të shkëputjes së kontratave të punës për disa punëtorë të kësaj kompanie.
Ata bënë të ditur për ndërprerjen e kontratave të punëtorëve pa ndonjë arsye që po ndodh për çdo vit nga ana e KEDS-it, duke potencuar se vetëm këtë vit iu janë ndërprerë kontratat e punës 10 punëtorëve, prej të cilëve dy në distriktin e Mitrovicës.
Protestuesit kanë apeluar tek institucionet relevante të ndërhynë sa më shpejt në zgjidhjen e këtij problemi, në të kundërtën theksuan grevën e përgjithshme si hap i mëtutjeshëm në mbështetje të këtyre punëtoreve.
Fehmi Pajaziti, nënkryetar i FSPE-së në Kosovë, tha se punëtorët me shumë vite përvojë pune po zëvendësohen me gjenerata të reja dhe po paguhen me paga minimale prej 170 euro.
Sipas tij, kjo është shkelje e ligjit, ndërsa tërhoqi vëmendjen e një dëbimi të punëtorëve në një numër shumë më të madh më datën 7 maj, atëherë kur shumicës së punëtorëve të kësaj kompanie iu skadon kontrata.
“Për neve si sindikatë është shkelje e Ligjit, sepse vendet e tyre të punës nuk janë shuar, ekzistojnë dhe figurojnë, por fatkeqësisht në Kosovën tonë të pasluftës të cilën nuk e kemi dashur kësisoj asnjëri, është treg i lirë dhe ka punëtorë me çmim më të lirë në treg dhe po e shfrytëzon atë mundësi që me pagë minimale prej 170 euro janë duke zëvendësuar punëtorët që kanë punuar dhe kanë përvojë prej 8-9 viteve në KEDS… Kjo është veç një paralajmërim i KEDS-it, kompanisë tonë, që më 7 maj kur një numri të madh të punëtorëve iu skadon kontrata, e cila është me afat të caktuar, të kenë kujdes në veprimet, sepse jemi të shtyrë që të marrim edhe veprime tjera, të cilat do të vazhdojnë me procese të tilla siç janë protestat deri te grevat e përgjithshme…Për momentin kemi një numër prej 10 vetave të cilëve nuk u është vazhduar kontrata, por ende nuk i kemi shënimet e përgjithshme dhe të sakta, sepse nuk janë dhënë nga ana e menaxhmentit”, ka thënë Pajaziti.
Ndërsa, Abdullah Veseli, kryetar i FSPE-së në Mitrovicë, përveç kthimit në punë të punëtorëve të larguar, ka përmendur edhe disa kërkesa tjera, si përmirësimin e kushteve të punës, nënshkrimin e kontratës kolektive etj. Ai, duke i quajtur anëtarët e menaxhmentit të kësaj kompanie si uzurpator, ka kërkuar nga institucionet dëbimin e tyre nga Kosova.
Veseli ka paralajmëruar kolaps energjetik në mbarë vendin nëse institucionet përkatëse nuk ndërmarrin masa.
“Ne jemi tubuar sot për të shprehur pakënaqësitë tona dhe për të bërë me dije që menaxhmenti ta tërheqë këtë vendim dhe t’i kthej punëtorët në punë. Ndryshe, ne do të shkojmë në protestë edhe mëtutjeshme dhe në greva të përgjithshme… Unë kam disa kërkesa për menaxhmentin, të rikthejë punëtorët në punë, të plotësojë kushtet e punëtorëve, të nënshkruaj kontratën kolektive të cilën është e obliguar ta bëjë, të ngrisë pagat, dhe së fundi të ngrisë përvojën gjegjësisht 0.5 përqindëshin…Kjo Kompani është duke u sjellë si uzurpator…andaj kërkojmë siç i kanë larguar terroristët nga Kosova që po i quajnë terroristë, të reagojnë dhe t’i largojnë edhe këta uzurpatorë nga Kosova, dhe të kthehet në rishqyrtim privatizimi i kësaj Kompanie, gjegjësisht në çfarë forme është privatizuar…Andaj bëj thirrje institucioneve, parlamentit, presidentit, të mos na detyrojë të hy më në grevë, sepse Kosova do të shkojë në kolaps energjetik”, theksoi Veseli.
Ndryshe, protesta e cila u mbajt para ndërtesës së KEDS-it në Mitrovicë, ka zgjatur rreth një orë dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa pjesëtarë të policisë kanë vëzhguar situatën gjatë tërë kohës. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit