LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEK-ut protestojnë kundër Ligjit të Pagave

Punëtorët e KEK-ut protestojnë kundër Ligjit të Pagave

Sindikata e Re e punëtorëve të KEK-ut ka njoftuar se sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar heqjen e kësaj kompanie nga Ligji i Pagave.

“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut, punëmarrës të KEK-ut, sot Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës ka marrë vendim që të protestojmë me gjithë punëtorët e KEK-ut, para Qeverisë së Republikës së Kosovës më 14.02.2019 duke filluar nga ora 11:00. Arsyeja e protestës është që të kërkojmë të tërhiqet KEK-un nga Ligji për paga, duke pasur parasysh se punëtorët e KEK-ut marrin paga nga djersa e tyre, nga buxheti që buron nga prodhimi i energjisë elektrike, e jo nga buxheti i shtetit”, thuhet në këtë njoftim.


Llumnica: Nëse ulen pagat e punëtorëve të KEK-ut, do ta ndalim prodhimin e rrymës (Video)
Lexo po ashtu Llumnica: Nëse ulen pagat e punëtorëve të KEK-ut, do ta ndalim prodhimin e rrymës (Video)

Ndryshe, sipas sindikalistëve me ligjin e ri punëtorëve të KEK-ut u ulen pagat. /Telegrafi/