Punëtorët e KEK-ut këmbëngulin në miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbyllur sesionin pranveror dhe deputetët do t’iu rikthehen seancave plenare në javën e dytë të shtatorit. Mirëpo, ka të atillë që mendojnë se deputetët duhet të kishin miratuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pjesë e së cilës është tërheqja e 10% të Trustit, para se të shkonin në pushime.
Sindikata e re e Punëtorëve të KEK-ut është njëra sindikatat që iu ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë projektligj.
Nënkryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica, deklaroi për KosovaPress se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për punëtorët e KEK-ut dhe se Kuvendi duhet të reflektojë dhe të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Llumnica u shpreh se tërheqja e 10 përqindëshit të Trustit nuk i ndihmon vetëm qytetarëve por edhe bizneset.
“Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë asgjë për punëtorët e KEK-ut, faktikisht, ne pritëm që të votohet kjo pako e rimëkëmbjes ekonomike ku hyn edhe Trusti pensional prej 10 për qind. Punëtorët e KEK-ut na kanë autorizuar të kërkojmë prej deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta votojnë (projektligjin për rimëkëmbje), jo se po na i jep Qeveria këto para, jo sepse është gjithçka mirë, mirëpo nëse paratë tona të kursyera deri me tash nuk i shfrytëzuam kësaj radhe, atëherë kur duam t’i shfrytëzojmë ato. Janë ditët më të vështira, besoj që nuk i kemi kaluar asnjëherë këto ditë të vështira që nga pas lufta edhe pse të mos shfrytëzohen ato mjete prej 10 për qind. Ne kemi dëgjuar opinione dhe sugjerime të tjera nga partitë politike dhe deputetët tanë në Kuvend që duhet jo më shumë, jo më pak. Kur të duan le të bëjnë edhe një projektligj tjetër, dhe ta kalojnë që është më i mirë, mirëpo, është dashur në këtë kohë ta kalojnë këtë projektligj për arsye se edhe qytetarët kanë nevojë. Marrja e parave tona që janë të kursyera nuk do të thotë që na kishin ndihmuar vetëm neve por i kishin ndihmuar edhe bizneseve dhe qytetarëve të tjerë se është një qarkullim i mirë, prej 200 milionë eurosh”, ka thënë Llumnica.
Ai deklaroi se iu kishin dërguar SMS edhe rreth 70% të deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke iu kërkuar që ta mbështesnin këtë projektligj.
“Ne kemi kërkuar edhe publikisht edhe ju kemi dërguar një pjesë të konsiderueshme, afro 70 për qind të deputetëve, ju kemi dërguar edhe mesazh si sindikatë që të votohet ky projektligj më qëllim që ka nevojë punëtori për to dhe ju krijohet një hapësire për ta ndihmuar dikë tjetër”, ka thënë Llumnica.
Llumnica u shpreh se mos votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në seancën e fundit të sesionit pranveror ishin për arsye politike dhe për inate të njeri-tjetrit. Ai tha, këmbëngula se ky projektligj është dashur të votohet sepse qytetarët kanë nevojë për të.
Sa i përket situatës me pandeminë, Llumnica deklaroi se KEK-u vijon të punojë me staf të reduktuar ndërsa punëtorët punojnë deri në 12 orë në një ndërrim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre