LAJMI I FUNDIT:

Punësimi në BE rritet me 0.3%

Punësimi në BE rritet me 0.3%

Punësimi gjatë tremujorit të katërt 2018, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në Eurozonë është rritur me 0.2 për qind, ndërsa në vendet e BE-së kjo rritje ishte 0.3 për qind.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, në tremujorin e tretë të vitit 2018, punësimi u rrit me 0.1 për qind në Eurozonë dhe 0.3 për qind në vendet e BE-së. Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, punësimi u rrit me 1.1 për qind në Eurozonë dhe me 1.4 për qind në BE.

Gjatë gjithë vitit 2018, në Eurozonë punësimi u rrit me 1.8 për qind në Eurozonë dhe me 1.9 për qind në BE, kurse norma vjetore e rritjes për vitin 2017 ishte 2.4 për qind për të dyja zonat.

Estonia shënoi rritjen më të lartë krahasuar me tremujorin e mëparshëm prej 2.2 për qind, pasuar nga Lituania me 1.3 për qind, Letonia dhe Suedia me 1.2 për qind, ndërsa rënie u vërejtën në Greqi dhe Itali me 0.1 për qind. /Telegrafi/