LAJMI I FUNDIT:

Punësimi minimal në Eurozonë

Punësimi minimal në Eurozonë

Papunësia në zonën e monedhës së përbashkët europiane ra pranë nivelit më të ulët që prej vitit 2011, gjatë muajit Shkurt. Eurostat raporton se, norma e papunësisë në Eurozonë gjatë shkurtit ra pranë 10.3 për qind nga 10.4 për qind që ishte gjatë muajit paraardhës.

Të dhënat e publikuara së fundmi konfirmojnë gjithashtu situatën aspak homogjene të papunësisë në rajon. Në Gjermani, papunësia vazhdon të qëndrojë pranë 4.3 për qind, ndërkohë që 20.4 për qind e spanjollëve janë të papunë.


Pavarësisht tkurrjes së papunësisë në rajon me 0.1 pikë përqindje, ekspertët shprehen se, të dhënat janë zhgënjyese. Ritmi i ngadaltë i punësimit është rrjedhojë e ngadalësimit të vrullit të ekonomisë gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar, shprehen ekspertët.

Papunësia e lartë, ngadalësimi i ekonomisë, rënia e shpenzimeve dhe inflacioni i dobët sinjalizojnë një ekonomi e cila po zgjerohet me ritme tepër modeste.
Pavarësisht të dhënave të publikuara nga Eurostat e që i referohen muajit shkurt, shtete të ndryshme të Eurozonës raportojnë të dhëna disi më entuziaste sa i përket muajit mars. Fundjava e pashkëve katolike ka ndihmuar në rënien e papunësisë.

Në Spanjë gjatë marsit papunësia regjistrohet në rënie prej 1.4 për qind raporton qeveria. /Telegrafi/