Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica në një intervistë për Telegrafin ka thënë se mungon dora e shtetit për t’i ndihmuar të rinjtë të vet punësohen.
Ministri Reçica tha se janë duke bashkëpunuar ngushtë me qeverinë gjermane, për të krijuar mundësi për trajnime profesionale në këtë shtet.
“Përveç angazhimeve jashtë vendit, si ministri kemi bashkëpunim të mirë edhe me një kompani gjermane ku dërgojmë të rinj për aftësim profesional. Aktualisht i kemi shtatë të rinj atje. Në dhjetor kemi një konkurs për dërgimin e disa të rinjve për t’i dërguar në Gjermani për studim dhe punë në fushën e ndërtimtarisë. Më 6 dhjetor përfundon konkursi, për dy vjet studim atje”, u shpreh ai.
Sipas tij, fokusi i kësaj ministrie do të jetë rritja e punësimit, punësimi i të rinjve si dhe aftësimi profesional.
“Në këtë periudhë kam takuar shumë të rinj dhe të reja dhe jam befasuar nga ata. Mungon dora e shtetit për t’i mbështetur ata, sepse pak ju duhen atyre që të bëjnë një vet punësim. Javën e kaluar kemi bërë një marrëveshje me GIZ dhe Ministrinë e Arsimit, ku si qëllim është rinia, arsimi dhe aftësimi profesional”, shtoi ministri Skender Reçica.
Ai ka treguar se kanë një bashkëpunim të mirë me Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, për lehtësimin e lëshimit të vizave në këtë shtet për qytetarët të cilët kanë kontrata pune.
“Sa i përket punës sezonale dhe qytetarëve që bëjnë punë atje, po bashkëpunojmë me Ambasadën Gjermane që të shikojmë modalitetet se çka të bëjmë si ministri që të lehtësohet dhe të shkurtohet periudha e kohës që ata të paraqiten në vendin e punës atje”, ka thënë ai.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se mos liberalizimi i vizave është duke krijuar probleme në punësimet sezonale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel