Modelja nga Shqipëria, Kejvina Kthella, po shijon pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht Dubai.

Nga atje, ajo nuk ka munguar me disa fotografi provokuese duke vënë në pah format e bujshme trupore.


Ajo madje thotë se ka kopjuar Kim Kardashian, në bazë të disa pozave të fundit që ka sjell ylli i “Keeping Up With the Kardashians”.

Screenshot 11 29 Kejvina Kthella (Foto: Instagram)

“Natën e kaluar duke e kopjuar Kim Kardashian”, ka shkruar ish-velina e “Xing me Ermalin”.

Të shumta kanë qenë komplimentet duke e përgëzuar për fizikun atraktiv dhe për linjat trupore.

E njëjta duket se është në pushime me mikeshat e ngushta, pasi të shumtën e kohës e kalojnë në Dubai.

Sido që të jetë, Kejvina po vazhdon punën për projektet e radhës në fushën e modelingut. /Telegrafi/