Traileri i frikshëm i filmit të ri horror, "Underwater", prodhuar nga “20th Century Fox”, ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

Nën regjinë e William Eubank, njeriu që qëndron pas trilerit "The Signal", filmi ndjek një ekuipazh eksploruesish nënujorë, të cilët duhet të kujdesen për sigurinë pasi një tërmet shkatërron laboratorin e tyre nëntokësor.


Në film do të paraqitet edhe ylli i filmave, "Twilight", Kristen Stewart në rolin ei Nora Pricet, një grua e guximshme dhe e fuqishme që lufton qeniet në thellësinë e oqeanit, ndërsa anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë edhe Vincent Cassel, Jessica Henwick, Mamoudou Athie, T.J. Miller dhe Gunner Wright.

kristen stewart 2 IH7A0202.CR2

Filmi përqendrohet në një ekip shkencëtarësh nënujorë që përpiqen të mbijetojnë nga katastrofa që pllakosi laboratorin e tyre nënujor dhe rreziqet që iu sjellin thellësitë e fshehura dhe të errëta të detit. Rreziku me të cilin përballen duket mjaft i frikshëm dhe shumë i vështirë për tu kapërcyer.

Duke gjykuar nga traileri, me historinë e tensionuar në film, audienca po pret edhe vizione e efekte interesante, realiste dhe të frikshme që do t'u japin atyre një përshtypje të vërtetë të jetës në oqean.

Kualiteti cilësor i kastit si dhe vendosja e filmit premton një përvojë të mirë të mbushur me një atmosferë klaustrofobike në thellësi të detit. Filmi është vendosur të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave më 10 Janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/