Amad Diallo ka fituar një rritje të madhe page te Manchester United falë një kontrate të re.

22-vjeçari nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare e gjysmë këtë javë, duke e zgjatur qëndrimin e tij në Old Trafford deri në qershor 2030.


Amad tani do të marrë 120,000 euro në javë - mbi trefishin e shumës që fitonte më parë.

Marrëveshja e re e Amadit e ngjit atë shumë më lart në listën e pagave të Man United dhe mbi lojtarët si Rasmus Hojlund, Alejandro Garnacho dhe Diogo Dalot.

Ndërkohë, Kobbie Mainoo thuhet se fiton më pak nga të gjithë lojtarët e United.

Casemiro kryeson listën si lojtari më i paguar i klubit, duke marrë 400,000 euro në javë.

Ilustrimi i pagave të Man Utd 2024-25.

Ai ndiqet nga Marcus Rashford dhe kapiteni i klubit Bruno Fernandes , të cilët të dy fitojnë një pagë javore prej 350 mijë euro.

Mason Mount - i cili ka bërë vetëm 32 paraqitje që kur iu bashkua Man Utd në korrik 2023 - renditet i katërti në listën e fituesve të klubit, duke fituar 280,000 euro në javë.

Dhe Antony - i cili i kushtoi Djajve të Kuq 100 milionë euro gati tre vjet më parë - fiton një pagë javore prej 230 mijë euro.

Ai ndiqet nga lojtarë si Matthijs de Ligt , Harry Maguire dhe Christian Eriksen.

Lisandro Martinez, Victor Lindelof, Andre Onana, Leny Yoro, Noussair Mazraoui dhe Manuel Ugarte, janë po ashtu pjesë e listës. /Telegrafi/

telegrafi sport app