LAJMI I FUNDIT:

Publikohet lista e muzikanteve për “DOKU.TECH Night” 2018! (Foto)

Publikohet lista e muzikanteve për “DOKU.TECH Night” 2018! (Foto)

DOKUTECH ka publikuar listën e artistëve për eventin e natës të edicionit “Flip the Script”. Këto performanca muzikore nga artistë ndërkombëtar dhe lokal do të mbahen në Teatrin ODA, dhe hyrja është falas.

Megjithatë, për të qenë pjesë e këtij eventi muzikor, pjesëmarrësit duhet të kenë “byzylykun zyrtar të DOKU.TECH”, i cili mund të merret gjatë ditës në Termokiss.


Për pjesën e natës, DOKUTECH do të sjellë një nga netët më të mëdha të mendimit evropian – Progress Bar nga Amsterdami! Progress Bar synon të përfaqësojë barazinë radikale, komunitetin dhe shpresën. Është një komunitet në rritje i artistëve, akademikëve dhe aktivistëve që okupojnë klube për një politikë më të mirë. Progress Bar mbështet kulturat radikale të klubit që besojnë se rezistenca është e nevojshme për të ndryshuar botën

Këta janë TOP artistët që do të performojnë të shtunë me 9 qershor në teatrin ODA:

LSDXOXO (Nju Jork)

DJ dhe producenti LSDXOXO nga Nju Jork-u me projektet e tij si Whorecore, është cilësuar nga FACT Magazine si “50 Albumet më të Mira të Vitit “.

Ai dallohet për manipulimet e tingujve të zakonshme shpesh duke përdorur narrativa seksuale pozitive në kulturën pop. Me një LP debutues që do të publikohet së shpejti pëmes GHE20G0TH1K, si dhe një fanbazë globale gjithnjë në rritje, LSDXOXO është i interesuar ta zhvilloj krijimtarinë dhe agjendën e tij çdo here e më shumë.

Dëgjoni muzikën e tij këtu: https://soundcloud.com/lsdxoxo

BAMBII

Kirsten Azan, e njohur si Bambii, është një nga DJ-të më të fuqishëm të Kanadasë. Në internet apo në klube, gjuha e saj politike dhe muzikore u japin besim muzikës “dance”, muzikë e cila ndihmon marrëdhëniet ndërmjet individëve, kulturave dhe hapësirave. Suksesi i saj, vitin e kaluar e ka dërguar nëpër Amerikën e Veriut, në skenën e AFROPUNK të Bruklinit dhe si një solo artist në të gjithë Evropën në mbështetje të disa prej artistëve më të rëndësishëm në botë – Mykki Blanco, Kelela dhe MikeQ. Këtë verë, ajo do të shtojë Azinë në listën e saj të destinacioneve për të promovuar albumin e saj solo. Muzika e saj ‘është publikuar në FLARE, Wonderland, CRACK dhe FADER.

Dëgjoni muzikën e saj këtu: https://soundcloud.com/lsdxoxo

JAMES MASSIAH (UK)

James Massiah është një poet dhe DJ nga Londra jugora, puna e të cilit eksploron idetë për vdekshmërinë dhe etikën e seksualitetit përmes shkrimit të performancës si dhe medias vizuale. Projekti i tij i fundit ‘Eutanasia Party / Twenty Seven” është një seri poezish rreth jetës seksuale dhe vdekjes nga perspektiva e një deterministi të ri.

Ai ka prodhuar muzikë për BBC dhe The Guardian, si dhe është shfaqur në kampanjat për Selfridges Loewe & Nike. Ai ka prezantuar veprat e tij në Tate Modern Courtauld & Houses of Parliament dhe është paraqitur në Vogue, Dazed, i-D dhe GQ.

Dëgjoni muzikën e tij këtu: https://soundcloud.com/jamesmassiah#_=_

LIKWUID

 

Artiste e muzikës “Hip Hop Fusion”, DJ, kompozitore dhe edukatore, LiKWUiD (Stylez), e lindur si Faybeo’n LaShanna A Mickens, është e dedikuar të përdorë talentin e saj për muzikë, për të fuqizuar paraqitjen e grave në industrinë e muzikës. “Ebony Magazine” raporton se ajo është në gjendje të këndojë këngët e shumicës së artistëve “rap” të njohur, dhe gjithashtu ka një vesh të mirë për tinguj dhe melodi – kështu që “këngët e saj gjithmonë kanë një rrjedhim perfekt”

Dëgjoni muzikën e saj këtu: https://soundcloud.com/likwuid

MATALE (KS)

Linda ka lindur më 1993 në Mitrovicë. Interesimi i saj për muzikë filloi kur ishte adoleshente, veçanërisht për zhanret psikodelike dhe punk. Ajo u zhvendos dhe studioi në fakultetin e Artit ne Prishtinë ku ajo vazhdoi të zhvillonte dhe të zgjeronte shijen e saj për muzikë, duke u inspiruar nga artistë nga e gjithë bota., duke gjetur dashurinë e saj në salla vallëzimi, klube, muzikë elektronike etj. Linda në bashkëpunim me motrën e saj, gjithashtu punon në ‘SISTERHOOD’, një platformë për të inkurajuar femrat të bëhen DJ, në skenën elektronike të muzikës në Prishtinë, të dominuar nga meshkujt

JUHA (NL)

Juha është themelues dhe DJ i Progress Bar, klub i cili synon të përfaqësojë barazinë radikale, komunitetin dhe shpresën në kulturën e klubit. Muzika e tij është e influencuar nga bashkëpunimet me artistë që veprojnë në kryqëzimin e artit, muzikës dhe politikës. Këta artiste janë: pëllen, Michael Oswell dhe Sam Rolfes. Ai është udhëheqës i Viral Radio, një emission i rregullt në Red Light Radio që hulumton zhvillimet e reja të kulturës muzikore në internet. Prej vitit 2014 – 2017, ai ishte drejtor artistik i Lighthouse, një qendër ndërdisiplinore e arteve në Brighton (Angli). Që nga viti 2017, ai është drejtor i Shadow Channel, një program i përkohshëm pasuniversitar në lëvizjen e imazhit, politikës dhe internetit.

Sipas FACT MAGAZINE, Progress Bar Amsterdam është një “diskutim i përhershëm I mendimit dhe vallëzim” me një mix të bisedimeve, shfaqjeve, performancës dhe një klubi, në një natë të vetme. Mbrëmja do të fillojë me diskutimin mbi klubet gjithëpërfshirëse dhe politike. Pjesëmarrësit do të jenë Matthew Collin, gazetar dhe autor i Rave On – Aventurat në Muzikën Elektronike, Juha – DJ dhe themeluesin e Progres Bar, DJ Matale nga Prishtina dhe të tjerë.

Festival më i madh i teknologjisë DOKU.TECH, do të mbahet këtë vikend në Termokiss (9 & 10 Qershor)

Për t’u regjistruar FALAS në konferencën më të madhe të teknologjisë, klikoni KËTU. Përveç programit muzikor, DOKU.TECH do të sjellë një listë të folësve frymëzues së bashku me disa punëtori të mëdha. Ju mund të shihni listën e të gjithë 8 folësve KËTU dhe regjistrohuni për punëtoritë KËTU

Në trend Teknologji

Më shumë
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Teknologji
Kalo në kategori