LAJMI I FUNDIT:

Publikohet lista e 85 inspektorëve sanitarë, do të angazhohen për masat anti-COVID

Publikohet lista e 85 inspektorëve sanitarë, do të angazhohen për masat anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike listën e 85 inspektorëve të cilët do të angazhohen për respektimin e masave COVID-19 nëpër komunat e Kosovës.

Ministria ka bërë të ditur se kandidatët e pakënaqur mund të bëjnë ankesë brenda afatit prej 3 ditësh.


Për këta 85 inspektorë që do të angazhohen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ministria e Shëndetësisë, kishte hapur konkurs në muajin gusht, më saktësisht më 20 gusht.Por, angazhimi i këtyre inspektorëve do të jetë me kohë të caktuar, 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj.

Këta inspektorë do të kenë pagën prej 520 euro.

Punësimin e këtyre inspektorëve e ka paralajmëruar dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media.

“Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi marrë vendim për masat e reja është e pakënaqshme zbatimi i masave, do të shtojmë inspektimet, do të bëjmë gjashtëfishimin e inspektorëve të AUV. 85 të tjerë plus nga 17 i kemi aktiv 11, 6  janë të sëmurë”, ka thënë Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori