LAJMI I FUNDIT:

Publikohet fotografia e përbashkët e liderëve të Ballkanit në Samitin e Berlinit

Publikohet fotografia e përbashkët e liderëve të Ballkanit në Samitin e Berlinit

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar sot në Berlin, në samitin e udhëhequr nga kancelari gjerman Oalf Scholz.

Në hapje të këtij samiti, Scholz tha se Evropa është e plotë vetëm me anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Ai gjithashtu kërkoi që të përshpejtohet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi.

Pas kësaj, ata kanë shkrepur një fotografi të përbashkët, ku në rend të parë shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe të tjerë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka shkruar në Twitter se është mirë të shikosh të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon.

“Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energji. Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”, ka shkruar Von der Leyen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori