Publikohen pamje të dhunshme të reperit Fero, duke grushtuar një qytetar në veturë

11:"Redaksia001
Në rrjetet sociale dhe mediat online ka filluar të qarkullojë me të madhe një video e dhunshme e reperit Fero.
Videoja e publikuar nga 'Nacionale' tregon momentin kur reperi me prejardhje nga Gjilani, mund të shihet duke sulmuar një person brenda një veture.
Ai shihet i acaruar duke goditur me gjithë forcë brenda një veture, e cila mesa duket më pas tenton të largohet.
Nga lokacioni, duket se ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit të tij të lindjes, Gjilan.
Megjithatë data se kur ka ndodhur kjo ngjarje nuk është bërë e ditur.
Për ta parë videon e plotë, klikoni KËTU. /Telegrafi/
Sqarim: Për videon e publikuar më lartë përmes linkut nga kanali YouTube, Telegrafi nuk mban asnjë përgjegjësi për detajet shkelëse të publikimit, si shfaqja e targave të veturës apo përdorimi i fjalorit banal në video.
Nga
Telegrafi
24/07/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































