LAJMI I FUNDIT:

Publikohen imazhet e varrit të Papa Françeskut – shoqërohet vetëm me një trëndafil të bardhë

Publikohen imazhet e varrit të Papa Françeskut – shoqërohet vetëm me një trëndafil të bardhë

Publikohen pamjet e varrit të Papa Franceskut në kishën Santa Maria Maggiore në Romë.

Një trëndafil i vetëm, i bardhë, ishte fotografuar mbi varrin prej guri që mbante emrin me të cilin ai ishte i njohur gjatë papnisë së tij, poshtë një kryqi të ndriçuar nga një dritë e vetme.

'Papa i Popullit' - pesë momente madhështore për të cilat do të kujtohet Papa Françesku
Lexo po ashtu 'Papa i Popullit' - pesë momente madhështore për të cilat do të kujtohet Papa Françesku

Mbi tryezën e mermertë, poshtë pikturave dhe ikonave, përpara apartamentit privat, kishte gjithmonë një trëndafil të bardhë të freskët. Ishte një simbol i marrëdhënies së Papës me Terezën e Lizieut, shenjtores së cilës i drejtohej gjithmonë për të kërkuar mëshirë dhe së cilës i besonte problemet dhe vështirësitë e tij personale dhe të të tjerëve.

Ajo lule e ndoqi gjithë jetën e tij. Ai vetë foli për këtë në librin me intervista El Jesuita, të shkruar nga gazetarët argjentinas Sergio Rubin dhe Francesca Ambrogetti, të cilët, duke përshkruar bibliotekën e kryepeshkopit të atëhershëm të Buenos Airesit, vunë re një vazo plot me trëndafila të bardhë në një raft, përpara një fotografie të mistikut karmelitan që vdiq në moshën 24 vjeç.

Papa i ndjerë u varros në këtë kishë – një nga katër bazilikat kryesore në kryeqytetin italian, dhe një që ai e vizitonte rregullisht gjatë kohës si kardinal dhe Papë – në një ceremoni private pas funeralit publik në Vatikan.

Francesku ishte veçanërisht i përkushtuar ndaj Virginës Mari, dhe Santa Maria Maggiore ishte kisha e parë që iu dedikua asaj kur u ndërtua në shekullin IV.

Bazilika ndodhet pranë Koloseumit, një hap larg stacionit të Terminit në qendër të qytetit, i cili është gjithmonë i mbushur dhe kaotik – shumë larg kufijve të Vatikanit, ku zakonisht varrosen papët.

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut
Lexo po ashtu Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

Por, kjo ishte një kishë me të cilën Papa i Amerikës Latine kishte një lidhje të thellë.

Prifti i lartë i kishës kishte thënë më parë për një gazetë italiane se Papa Francesku kishte shprehur dëshirën për t’u varrosur atje në vitin 2022, duke u mbështetur në frymëzim nga Virgjëra Maria.

Ndryshe, funerali i Franceskut u ndoq nga kryetarë shtetesh, kryeministra dhe monarkë nga e gjithë bota – si dhe nga qindra mijëra katolikë që kishin mbushur rrugët që çonin në Vatikan për të paguar respektin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ky ndoshta do të jetë fundi i jetës siç e njohim ne", Musk paralajmëron se Dielli do ta shkatërrojë Tokën

Botë

"Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve", presidenti i Këshillit Evropian zbulon prioritetet e bllokut

Botë
Grupi militant kurd shpërbëhet dhe çarmatoset pas 40 vitesh konflikt me Turqinë

Grupi militant kurd shpërbëhet dhe çarmatoset pas 40 vitesh konflikt me Turqinë

Botë
Polonia akuzon Rusinë për zjarrvënie të qëllimshme në një qendër tregtare në Varshavë, në vitin 2024

Polonia akuzon Rusinë për zjarrvënie të qëllimshme në një qendër tregtare në Varshavë, në vitin 2024

Botë
Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë

Botë
SHBA-ja dhe Kina bien dakord të ulin tarifat tregtare ndaj njëra-tjetrës, zbulohen disa detaje

SHBA-ja dhe Kina bien dakord të ulin tarifat tregtare ndaj njëra-tjetrës, zbulohen disa detaje

Botë
Kalo në kategori