LAJMI I FUNDIT:

Publikohen çmimet e derivateve, benzina lirohet për 1 cent

Publikohen çmimet e derivateve, benzina lirohet për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të enjten.

Sipas njoftimit, çmimi i gazit është rritur për 1 cent, i benzinës është liruar 1 cent, ndërkaq i naftës ka mbetur i njëjtë, 1.74.


Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftë:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.60 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.79 € për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 21/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. /Telegrafi/