LAJMI I FUNDIT:

PSP propozon arrest shtëpiak edhe për Sasho Mijallkovin

PSP propozon arrest shtëpiak edhe për Sasho Mijallkovin

Prokurorja Speciale Katica Janeva tek gjykatësi i procedurës paraprake që Mijallkovit i shqiptoi masën e paraburgimit, ka dërguar mendim pozitiv që masa e paraburgimit mund të zëvendësohet me arrest shtëpiak.

Mediat maqedonase raportojnë se për këtë gjykata ka vendosur menjëherë dhe Mijallkov do të dalë nga burgu dhe do të shkojë në arrest shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Më parë Gjykata e Apelit shfuqizoi masat e paraburgimti edhe për Orce Kamçevin, Cvetan Pandelleski, Nenad Josifoviq dhe Zorica Arsovska të cilët së bashku me Mijallkovin janë të dyshuar në rastin “Perandoria”, si dhe për Mile Janakieskin dhe Kirill Bozhinovskin si të paraburgosur në rastin “Titanik”.

Sipas dëshmitarëve, me arrestin shtëpiak do të përforcohet mbikëqyrja policore dhe prania e tyre para shtëpive të të akuzuarve do të jetë e vazhdueshme./Telegrafi/