LAJMI I FUNDIT:

PSP: Nuk komentojmë deklarata politike

PSP: Nuk komentojmë deklarata politike

Raportuesi për Maqedoninë në Komisionin Evropian, Eduard Kukan, para disa ditëve ka thënë ”Nuk shoh arsye që PSP-së t’i zgjatet mandati”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘’Prokuroria Speciale Publike duhet të jetë e pavarur në kryerjen e punës. Ka pasur kritika të vazhdueshme për punën e saj, për shkak se dërguam mesazhe për të punuar në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos, gjegjësisht pjesa për PSP’’, tha Kukan.


Për këtë deklaratë të Kukan, është pyetur edhe Prokuroria Speciale Publike se si do ta komentojnë këtë deklaratë.

Nga PSP nuk kanë dashur ta komentojnë deklaratën e Kukan duke e cilësuar si deklaratë politike./Telegrafi/

Kukan: Nuk shoh arsye që PSP-së t’i zgjatet mandati
Lexo po ashtu Kukan: Nuk shoh arsye që PSP-së t’i zgjatet mandati