LAJMI I FUNDIT:

PSG po e blindon Verrattin me kontratë të re, italiani do të fitojë miliona euro më shumë

PSG po e blindon Verrattin me kontratë të re, italiani do të fitojë miliona euro më shumë

Marco Verratti ka 10 vite që është pjesë e gjigantit francez Paris Saint Germain.

Kampioni në fuqi i Francës kishte shpenzuar 12 milionë euro në vitin 2012 për ta blerë italianin nga Pescara, derisa ai tanimë është bërë një simbol i klubit francez.


Por kur Verrattit i kanë mbetur vetëm edhe një vit e gjysmë kontratë, PSG po e blindon atë me një kontratë të re ku do të ketë ngritje të konsiderueshme të pagës.

L’Equipe ka raportuar se drejtuesit e PSG-së tanimë kanë nisur kontaktet me mesfushorin italian për t’i zgjatur kontratën edhe për dy vite të tjera.

PSG i ka ofruar Verrattit kontratë deri në verën e vitit 2026 me një rritje të konsiderueshme edhe të pagës.

30-vjeçari aktualisht fiton shtatë milionë euro neto në sezon, por me kontratën e re paga e tij thuajse do të dyfishohet.

Me të nënshkruar kontratën, Verratti do të fitoj pagë prej 12 milionë eurove neto në sezon dhe kjo është një shpërblim nga PSG për besnikërinë që ka treguar italiani ndaj klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori