PSG nuk do ta lejojë Realin ta diktojë lojën në Madrid

Dueli i parë i Grupit B, i zhvilluar në Parc de Princes u mbyll pa gola, ndërsa trajneri Laurent Blanc dëshiron të vazhdojë pa humbje në fazën grupore.
“E respektojmë kundërshtarin, por jemi ambiciozë dhe duhet të vijmë këtu dhe ta imponojmë lojën tonë”.
“Ne e kemi fuqinë teknike dhe fizike për të fituar. Ata ishin më të mirë se ne në posedim dhe luajtën më shpejt në Paris. Ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe”.
“Real Madridi ishte i organizuar mirë dhe tregoi mbrojtje të mirë në Paris. Ne nuk e arritëm nivelin e tyre, por ndeshja jonë ishte solide”, ka deklaruar Blanc në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/11/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































