PSG me ofertë tunduese për Atletico Madridit – ia ofron dy lojtarë në këmbim të Alvarezit

Atletico Madridi duket i vendosur ta mbajë Julian Alvarezin këtë verë, por ka më shumë se një klub që dëshiron ta testojë vendosmërinë e tyre.
“Los Colchoneros” e kanë bërë të qartë se nuk kanë në plan ta shesin Alvarezin, pavarësisht lidhjeve të shpeshta me Barcelonën, por raportimet e fundit sugjerojnë se Paris Saint-Germain mund të jetë kandidati më i fortë për nënshkrimin e tij.
Ndërsa Barcelona e ka bërë të ditur se dëshiron ta transferojë Alvarezin, katalanasit po presin që vetë Alvarez të shfaqë dëshirën për t’iu bashkuar klubit, në mënyrë që të forcojnë pozicionin e tyre negociues.
Nga ana tjetër, PSG tashmë është në bisedime me Atleticon për Alvarezin, dhe thuhet se çmimi i kërkuar mund të jetë rreth 150 milionë euro.

Tani, sipas Diario AS, PSG ka ofruar që në marrëveshjen për Alvarezin të përfshijë edhe dy lojtarë.
Megjithëse kampionët e Francës fillimisht ishin të prirë ta mbanin Kang-In Lee, ai është një nga futbollistët që PSG do ta konsideronte ta përfshinte në një marrëveshje, ose të bënte pazar për të, nëse transferimi i Alvarez merr dritën e gjelbër.
Tjetri është sulmuesi portugez Goncalo Ramos, i cili natyrisht do të ishte edhe një zëvendësues i drejtpërdrejtë i Alvarez në repartin ofensiv.
Gazeta madrilene shton se drejtori sportiv i Atleticos, Mateu Aleamny, ka interes për të dy lojtarët./Telegrafi/






















































