LAJMI I FUNDIT:

PSG dërgon në UEFA një dosje në shenjë proteste, tetë provat që klubi francez ka paraqitur rreth referimit të dobët ndaj Barçës (Foto/Video)

PSG dërgon në UEFA një dosje në shenjë proteste, tetë provat që klubi francez ka paraqitur rreth referimit të dobët ndaj Barçës (Foto/Video)

Në Paris nuk është kapërdirë ende eliminimi nga Barcelona pas humbjes 6-1 në Camp Nou.

Klubi francez ka dërguar në zyrat e UEFA-s një dosje ku ka vënë në dukje gabimet e arbitrit Deniz Ayetkin, që sipas drejtuesve të PSG ndikuan në rezultatin përfundimtar të sfidës.


Neymar tallet në Instagram me dy lojtarët e PSG-së duke përdorur fotografinë e tyre nga ndeshja e parë (Foto)
Lexo po ashtu Neymar tallet në Instagram me dy lojtarët e PSG-së duke përdorur fotografinë e tyre nga ndeshja e parë (Foto)

Mes episodeve të kontestuara nga Paris Saint Germain ishin dy penalltitë e akorduara në favor të katalanasve, sidomos ajo e Luis Suarez, si dhe ajo që nuk u dha në favor të parisienëve pas një kontakti në zonë mes Javier Mascheranos dhe Angel Di Marias.

Ishin të shumta videot dhe fotot që pasqyronin episodet e dyshimta që e bënë Paris Saint German të ndjente mungesën e respektit nga UEFA.

Befason Mascherano: Shkaktova faull dhe ishte penallti për PSG-në (Video)
Lexo po ashtu Befason Mascherano: Shkaktova faull dhe ishte penallti për PSG-në (Video)

Sipas drejtuesve të kampionëve të Francës, Aytekin ra pre e presionit dhe u kushtëzua jo pak nga ambienti i krijuar nga më shumë se 96 mijë të pranishmit në Camp Nou, transmeton TCh.

Megjithatë, Paris Saint Germain nuk e diskutoi aspak eliminimin dhe nuk kërkon që të riluhet ndeshja, ashtu siç kërkohet në një peticion në portalin change.org, ku janë mbledhur mbi 250 mijë firma.

Për më pak se 15 orë dyfishohet numri i tifozëve që kanë nënshkruar në peticionin për të përsëritur ndeshjen Barcelona 6-1 PSG (Foto)
Lexo po ashtu Për më pak se 15 orë dyfishohet numri i tifozëve që kanë nënshkruar në peticionin për të përsëritur ndeshjen Barcelona 6-1 PSG (Foto)

Ajo që kërkoi klubi transalpin ishte t’i vinte në dukje qeverisë së futbollit evropian faktin se Aytekin ishte i papërshtatshëm për të gjykuar atë ndeshje.

1. Prekja me dorë nga Mascherano

2. Duhej kartoni i dytë i verdhë për Pique

3. Sipas tyre mbrojtësi Thomas Meunier ishte rrëzuar paraprakisht dhe Neymar ka goditur kokën e tij

4. Në momentin kur ishte rezultati 3-1 Neymar ndërhyri keq në Marquinhos dhe u ndëshkua me karton të verdhë, por PSG mendon se braziliani meritoi të kuqin pasi ishte ndërhyrje nga pas dhe pa top.

5. Tentimi i parë i Suarezit për të mashtruar gjyqtarin

Suarez u ndëshkua me të verdhë për simulim, por PSG dëshiron të tregojë se sulmuesi uruguaian kështu veproi edhe te goli i pestë, dhe duhet të ndëshkohej me një tjetër karton.

6. Prekja me dore nga Pique kur rezultati ishte 3-1

7. Duhej karton i kuq për Mascheranon pas ndërhyrjes në zone në Di Marian

8. Nuk ishte penallti ajo e Suarezit nga Marquinho

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori