LAJMI I FUNDIT:

PSG – Angers, formacionet zyrtare

PSG – Angers, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Angers kanë pubikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligue 1.

Skuadra kryeqytetase është nikoqire e Angersit në ndeshjen e cila do të zhvillohet në Parc des Princes në kuadër të javës së tretë.


Ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel kërkon fitoren e radhës në kampionatin francez pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para.

Në anën tjetër, mysafirët kanë dy humbje në dy ndeshjet e para do të provojnë befasinë për të marrë ndonjë pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

PSG: Areola; Marquinhos, Silva, Kimpembe; Meunier, Rabiot, Di Maria, Kehrer; Neymar, Cavani, Mbappe;  

Angers: Butelle; Manceau, Traore, Pavlovic, Capelle; Ndoye, Santmaria, Mangani; Fulgini, Adelaide, Tait; 

/Telegrafi/