LAJMI I FUNDIT:

Pse vjedhin adoleshentët?

Pse vjedhin adoleshentët?

Arsyet pse adoleshentët mund të vjedhin janë të shumta. Duket se ekziston një mozaik problemesh, prandaj edhe trajtimi duhet të jetë i kujdesshëm dhe tërësor...

Adoleshentët ashtu si të gjithë ne, shpesh kanë nevojë për ndihmë dhe orientim të mirë, por ndonjëherë prindërit mund ta kenë të vështirë të dallojnë se kur duhet të ndërhyjnë në jetën e tyre, transmeton Telegrafi.

Sigurisht të gjithë mund të themi me bindje se sfidat dhe problemet me të cilat ndeshen adoleshentët sot janë shumë të ndryshme nga çfarë prindërit e tyre kanë përjetuar kur kanë qenë fëmijë. T’i kuptosh këto sfida si dhe të dish se kur dhe si të ndërhysh për të ndihmuar në kohë adoleshentin është një detyrë thelbësore për prindërit. Sigurisht është edhe një rol i vështirë.


Gjithashtu është kritike të jesh i aftë të dallosh midis një sjellje normale të adoleshencës dhe sjelljes vetë-shkatërruese apo dëmtuese. Duhet të kemi parasysh se çdo adoleshent është i veçantë dhe zakonisht nuk ka një përgjigje specifike apo të prerë për një problem të caktuar.

Hajdutëria tek adoleshentët

Edhe pse mund ta dijë shumë mirë se është diçka e gabuar, një adoleshent mund të vjedhë, madje edhe në mënyrë të përsëritur. Arsyet pse adoleshentët mund të vjedhin janë të shumta. Ata mund të vjedhin sepse duan të bëjnë përshtypje të mirë të shokët e tyre, sidomos nëse ndihen të përjashtuar.

Si pasojë, vjedhin për të rënë në sy dhe për t’u bërë pjesë e grupit, pra në një farë mënyrë për të ‘blerë’ shoqërinë në shkëmbim të sendeve apo parave të vjedhura. Por, ata mund vjedhin edhe sepse shokët e tyre i thonë ta bëjnë një gjë të tillë.

Dihet që adoleshenca është mosha kur individët përpiqen të gjejnë vetveten dhe të identifikohen. Ata tashmë kanë jo vetëm një sërë sjelljesh, qëndrimesh, besimesh, apo mendimesh që i përkasin moshës së tyre, por një industri të tërë që punon për ta që nga mënyra e veshjes, muzika që dëgjojnë, mënyra e argëtimit, sendet apo aksesorët që duhet të përdorin etj.

Si pasojë adoleshentët janë gjithmonë nën presion të përmbushin standardet e moshës së tyre, prandaj mund të vjedhin edhe sepse i nevojiten para për të shpenzuar njësoj si ‘të tjerët’ apo të kenë çfarë kanë ‘të tjerët’. Në këtë mënyrë ata mendojnë se identifikohen dhe janë pjesë e shoqërisë.

Adoleshentët mund të vjedhin sepse bien në dashuri dhe duan që i/e dashura e tyre të ketë gjithçka apo duan që t’i sigurojnë partnerit të tyre më shumë argëtim, intimitet, dhurata etj. prandaj sigurisht që duhen më shumë para.

Më tej akoma adoleshentët mund të vjedhin se ndihen të mërzitur, të pavlerësuar apo ndjejnë mungesë dashurie dhe vëmendje. Në këtë rast vjedhin për të fituar vëmendje edhe pse sjellja e tyre është negative. Fatkeqësisht ne iu kushtojmë vëmendje fëmijëve dhe adoleshentëve, pikërisht atëherë kur ata kryejnë diçka negative.

Adoleshentët mund të vjedhin sepse mendojnë se meritojnë më shumë para apo objekte të tjera sesa kanë. Ata gjithashtu mund të vjedhin për inat apo për të lënduar dikë. Ata mund të vjedhin për të plotësuar veset e tyre, ku më të rrezikshmet janë duhani, alkooli apo drogat.

Një arsye tjetër pse mund të vjedhin është që adoleshentëve ju pëlqen të kryejnë sjellje të rrezikshme, pasi eksperimentimi i suksesshëm i bën të ndihen më të zotë apo më të zgjuar se të rriturit. Sigurisht ka edhe shumë arsye të tjera se pse adoleshentët mund të vjedhin, por ajo çfarë është e domosdoshme është ndihma dhe ndërhyrja e duhur në kohën e duhur.

Mësoje të jetë i përgjegjshëm me paratë

Ju sigurisht që keni të drejtë të shqetësoheni për djalin tuaj, por shumë adoleshentë do të kalojnë një fazë në të cilën ata do vjedhin diçka. Sigurisht arsyet mund të jenë të shumta siç u përmendën edhe më lart, por ajo që të gjithë duhet të jemi dakord është që vjedhja është e papranueshme dhe duhet të ndalohet.

Megjithatë nga letra juaj kuptohet se vjedhja nuk është e vetmja sjellje shqetësuese e djalit tuaj adoleshent. Duket se ekziston një mozaik problemesh, të cilat shkaktojnë apo janë pasojë e njëra tjetrës. Prandaj edhe trajtimi duhet të jetë i kujdesshëm dhe tërësor, por problemi i vjedhjes do jetë dhe çështja kryesore që do trajtohet duke qenë se ju e cilësoni si më shqetësuesin. Disi mund të preken edhe problemet e tjera, të cilat është e pamundur të trajtohen të gjitha vetëm në një përgjigje.

Ju shpreheni se e keni përkëdhelur shumë, i keni plotësuar çdo dëshirë dhe ju me zor e keni sjellë deri në vit të katërt. Duket se djali juaj është mësuar tashmë të marrë atë që ndoshta nuk e meriton. Pavarësisht dëshirës së mirë të prindërve për t’i siguruar gjithçka fëmijës, shpesh gabohet duke harruar se çfarë mësojnë realisht fëmijët.

Djali juaj mund të mendojë se meriton gjëra që realisht nuk i takojnë. Ai mund të mendojë se ai meriton më shumë para, më shumë argëtim, më shumë vëmendje, më shumë hapësirë apo liri, më shumë plotësim të dëshirave të tij sesa i ofrohet. I mësuar me ‘plotësim dëshirash’ ai përpiqet të gjejë mënyrën për të arritur atë që dëshiron qoftë me të mirë, qoftë me të keq (duke shfaqur sjelljet agresive që ju përmendni) Si pasojë, ai mund të mendojë që nuk ka asnjë problem nëse ai vjedhurazi merr para nga ju. Në fund të fundit ai po merr diçka që i takon!

Sigurisht kjo kombinohet dhe me arsyet e tjera që ju përmendni: niveli i ulët i interesit ndaj shkollës, shoqëria e keqe, duhani apo vese të tjera, të gjitha mund të jenë po ashtu shtysa shumë të forta për të vjedhur para. Të gjitha këto kombinohen më tej edhe me moshën e djalit dhe nevojën apo kërkesën e tij për pavarësi. Paraja është pavarësi financiare, një hap drejt jetës së të rriturve si dhe mundësi për të kënaqur dëshirat personale.

Çfarë mund të bëni?

Të jesh prind i një adoleshenti është vërtet e vështirë. Çfarëdo problemi që ndeshni ju dhe adoleshenti juaj, keni të paktën një gjë të përbashkët: të dy po përjetoni ndryshime shumë të mëdha (edhe pse djali juaj është në fundin e adoleshencës). Pjesë e përballimit të këtyre ndryshimeve dhe problemeve është që të kini parasysh se nuk ka prindër, por as adoleshentë perfekt dhe se problemet që ju po ndeshni janë të zakonshme edhe për prindër apo adoleshentë të tjerë.

Ju duhet të shprehni qartë se cilat sjellje nuk pëlqeni dhe nuk aprovoni te djali juaj. Shpesh duket se nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë prindërit; për adoleshentët ata janë gjithmonë gabim. Por pavarësisht nga kjo, adoleshentët kanë nevojë për një pikë referimi se çfarë është e pranueshme apo jo. Prindërit mund dhe duhet të jenë kjo pikë referimi. Sigurisht ju mund të dyshoni për mundësinë dhe aftësinë tuaj për të ndikuar një adoleshent që e shpenzon shumicën e kohës me shokët, por familja përsëri është vendi ku adoleshentët formojnë shumicës e qëndrimeve dhe vlerave të tyre.

Prandaj vetëkontrolli juaj është parësor. Edhe pse ju shpreheni se jeni te lodhur ajo që përsëri mund të bëni me djalin tuaj është të bisedoni dhe të qartësoni të gjitha problemet që ai po shkakton. Përpara se ta bëni një gjë të tillë mendoni për të gjitha sjelljet e tij që janë shqetësuese më pas mblidhni gjithë familjen dhe shtrojini çështjet një nga një duke shpjeguar se çfarë po ndodh dhe se si sjelljet e tij ju ndikojnë të gjithëve dhe çfarë është që ju shqetëson më shumë. Duhet të theksoni se një çështje shumë e rëndësishme është besimi brenda familjes. Adoleshentët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që ndodhin kur thyhet besimi i familjes dhe të tjerëve në përgjithësi.

Duke qenë se ju thjesht besoni se ai vjedh para, në asnjë mënyrë nuk duhet të dilni hapur duke e cilësuar fëmijën tuaj si hajdut. Ai sigurisht që do ta mohojë një gjë të tillë dhe kjo nuk do të zgjidhë asgjë, përkundrazi. Nëse vjedhja është një simptomë e një problemi më të thellë, atëherë është pikërisht ai problem që e shtyn atë të bëjë diçka të rrezikshme dhe jo të ndershme.

Të zgjidhësh problemet me sukses me adoleshentët do të thotë t’i japësh atyre shansin të gabojnë dhe të mësojnë nga gabimet e tyre, pasi kjo i ndihmon të rriten. Por e gjithë kjo duhet të ndodhë në një ambient që pavarësisht problemeve e ndihmon dhe e do. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të toleroni sjelljet negative, por që do t’i ofroni mbështetjen tuaj që ai të dijë të kuptojë e merret me pasojat e sjelljeve të tij.

Ju gjithashtu duhet gjithmonë të dini të ndani që nuk është djali juaj që nuk pëlqeni apo nuk doni, por sjellje specifike të tij. Për këtë është mirë që rregullat dhe ndëshkimet brenda familjes për gabime të caktuara t’i negocioni, diskutoni dhe të bini dakord bashkë me adoleshentin tuaj. Nëse ai ndihet pjesë e marrëveshjes ka më shumë gjasa që ta zbatojë atë. P.sh. diskutoni për pirjen e duhanit: ju mund t’i thoni mua nuk më pëlqen që pi duhan në shtëpi apo në prani meje etj. Ti mund ta pish kur të duash dhe sa të duash, por jo në këto ambiente.

Nëse ndodh një gjë e tillë unë nuk do të të jap para p.sh. për një javë. D.m.th. përcaktoni së bashku sjelljet që nuk pëlqeni dhe ndëshkimet që mund të marrë ai nëse i kryen këto sjellje, por pa i mohuar dashurinë dhe mbështetjen. Mos harroni që pjesë e vendosjes së rregullave është edhe të pohosh që disa sjellje të caktuara janë tërësisht të papranueshme në çfarëdolloj rrethane.

Shpjegoni që këto rregulla janë të vlefshme për të gjithë anëtarët e familjes dhe jo vetëm për atë. Kjo e bën atë të mos ndihet i përjashtuar. Nëse ai vazhdimisht thekson se kërkon më shumë para, negocioni mënyra të ndershme sesi ai mund t’i fitojë ato. P.sh. duke kryer ndonjë punë të caktuar, duke ju ndihmuar ju etj. Gjithashtu jepini mundësinë të mësojë të jetë i përgjegjshëm me paratë p.sh. duke i dhënë disa para për t’i menaxhuar apo jepini shansin të ketë sukses me detyra të vogla e më pas me më të mëdha p.sh. duke e dërguar të blejë diçka dhe t’ju sjellë kusurin etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori