LAJMI I FUNDIT:

Pse Ukraina po shkon drejt sezonit që i ofron avantazh ndaj Rusisë?

Pse Ukraina po shkon drejt sezonit që i ofron avantazh ndaj Rusisë?

Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se kishte një strategji të përdorimit të dimrit si një mjet në luftën e tij në Ukrainë.

Por, jo vetëm që ai plan nuk i ka dalë ashtu siç e mendonte ai, por tani forcat e tij ka të ngjarë të vihen në disavantazh nga moti më i ngrohtë në Ukrainë.


“Balta është një faktor, veçanërisht nëse dikush është i mbërthyer në një llogore ose duke lëvizur jashtë rrugëve ose në një rrugë të pashtruar”, ka thënë profesori i shkencave politike në Universitetin Northwestern, William Reno për Newsweek, përcjell Telegrafi.

John Spencer, një major në pension i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe Kryetar i Studimeve të Luftës Urbane në Forumin e Politikave të Madison, i tha Newsweek se nuk ka asgjë që mund ta minimizojë rëndësinë që balta e Ukrainës mund të ketë në luftë.

Një ushtar rus ka zbuluar se ai dhe shokët e tij po refuzojnë të zbatojnë urdhrat pas një “dërgimi kaotik” në Ukrainë
Lexo po ashtu Një ushtar rus ka zbuluar se ai dhe shokët e tij po refuzojnë të zbatojnë urdhrat pas një “dërgimi kaotik” në Ukrainë

“Ajo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë e automjeteve për të zbritur rrugëve. Ka një ndikim në mirëmbajtjen e automjeteve, për të cilën gjë e dimë se Rusia me të vërtetë po ka shumë vështirësi”.

Kështu, Spencer tha se ushtria ruse do të detyrohet të përdorë kryesisht rrugët për të shmangur fushat me baltë, duke i lënë ata “më të ekspozuar ndaj sulmeve ukrainase”.

“Unë mendoj se çështja më e madhe është se ndërsa balta shtohet, rrugët që rusët mund të marrin – për të lëvizur ose edhe duke u furnizuar – të krijojnë shumë kufizime”, tha ai.

Veç kësaj, Spencer, i cili vizitoi Ukrainën në vitin 2022, gjithashtu tha që trupat e Putinit nuk duken aq të pajisura për motin sa ushtria e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Eksperti rus befason me deklaratën e tij, thotë se "Rusia duhet t'i japë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur"
Lexo po ashtu Eksperti rus befason me deklaratën e tij, thotë se "Rusia duhet t'i japë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur"

“Rusia mund të ketë shumë burra, por nuk ka shumë pajisje ushtarake me cilësi të lartë”, citohet të ketë thënë Spencer, duke shtuar se Perëndimi po ofron pajisje të tilla për Ukrainën.

Dhe ai paralajmëron se edhe më shumë veprime ushtarake pritet të zhvillohen në Ukrainë pasi atje pritet të jetë më ngrohtë.

Ndërkohë ish-kapiteni i Korpusit Detar të SHBA-së dhe oficeri i Departamentit të Shtetit, Matthew Hoh i tha Newsweek se një pranverë veçanërisht me baltë mund të gjente Rusinë duke vonuar “ndonjë sulm të madh”.

“Ekzistojnë edhe faktorë të tjerë për të marrë parasysh në lidhje me motin e pranverës”, ka kujtuar Hoh, i cili është një drejtor i asociuar në Eisenhower Media Network. “Lumenjtë kanë tendencë të rrjedhin më shpejt dhe më të kenë nivele më të larta të ujit, të cilat i bëjnë urat më të rëndësishme dhe i bën më të vështirë operacionet. Kjo do të pengonte një përparim rus, veçanërisht nëse ura shkatërrohen”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori