Sa besim keni tek partneri apo bashkëshorti juaj? Mjaftueshëm për të shkëmbyer fjalëkalimet e rrjeteve sociale?
Për shumë fjalëkalimi konsiderohet i shenjtë, ndërsa për të tjerë, kërkimi i fjalëkalimit është provë në të cilën duhet vënë patjetër një lidhje, për të parë sa të ardhme mund të ketë.
Sipas “The New York Times” të rinjtë gjithnjë e më shumë i ndajnë, madje përdorin dhe të njëjtat fjalëkalime, duke lejuar njëri-tjetrin të shohin dhe lexojnë të gjitha materialet private që kanë në rrjete sociale.
Sipas tyre, kjo marrëdhënie kaq e hapur çon drejt një lidhje të shëndetshme dhe shumë funksionale. Dhe nuk vjen rastësisht.
Përgjithësisht çiftet që janë zhgënjyer një herë, praktikojnë këtë metodë. “Nëse s’bën asgjë, atëherë s’ke asgjë për të fshehur,” kjo është filozofia e tyre që kanë në dorë gjithçka nga jeta e njëri-tjetrit.
Më e pakta që mund të bëjnë ata që kanë tradhtuar është të ndajnë gjithçka, nga fjalëkalimet në rrjete sociale, e-maili, telefonin dhe gjithçka brenda tij.
Por sa e shëndetshme është kjo? FARE. Ajo që duhet të shmangni në lidhjen tuaj është përfshirja kaq ekstreme në jetët e njëri-tjetrit, sa pothuajse nuk i lini asgjë privatësisë, shkruan Anabel. Dhe që një lidhje të jetë e shëndetshme, privatësia duhet të ekzistojë, për sa kohë nuk cënon partnerin tjetër.
Partneri juaj mund të jetë shoku më i mirë, por ti ke nevojë të bisedosh me miqtë, me familjarë, dhe bisedat që konsumon me ta jo domosdoshmërisht duhet t’i dijë edhe ai.
Provoni të bëni diçka tjetër, nëse dyshoni se partneri juaj ju fsheh diçka, flisni me të. Dhe nëse kjo situatë vazhdon, mbase ka ardhur koha për pak pushim.
Këto gjëra nuk bëhen me forcë, as me frikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtatë strategji që do t’ju qartësojnë idetë për paratë gjatë vitit 2024
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Tetë mënyra si t’i hiqni qafe kërmijtë: Ndiqni dëmtuesit përgjithmonë nga kopshti!
Si t’i mbani ketrat jashtë kopshtit
Shtëpi mesdhetare në sinergji me natyrën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?