Imazhet janë dramatike – dhe të turpshme për Moskën.
Videot filmike tregojnë një shpërthim masiv, një top të madh flake dhe tym të zi të dendur që ngrihet mbi urën Kerch që bashkon Rusinë me Krimenë.
Pamjet e celularit nga vendi i ngjarjes zbulojnë pjesë të shembura të urës të cilat janë fundos në ujë, raporton bbc.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës gjashtë të mëngjesit të sotëm me orën lokale. Sipas Komitetit Kombëtar Anti-Terrorist të Rusisë, fillimisht një kamion u hodh në erë. Pastaj shtatë cisterna karburanti të një treni mallrash morën flakë në urën paralele hekurudhore.
More videos pouring in now. pic.twitter.com/MnpIbkueTy
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) October 8, 2022
Presidenti rus, Vladimir Putin ka ngritur një komision qeveritar për të shqyrtuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe për të mbikëqyrur riparimet. Komiteti Hetues i Rusisë ka hapur një çështje penale.
Tashmë disa komentues pro-Kremlinit kanë arritur në përfundimet e tyre se kush qëndron pas kësaj dhe po i bëjnë thirrje Rusisë që të kundërpërgjigjet ashpër kundër Kievit.
Është e paqartë se si do të reagojë Kremlini, transmeton Telegrafi.
Ura rrugore dhe hekurudhore e Kerchit nuk është vetëm strategjikisht e rëndësishme: e vetmja urë që lidh kontinentin rus me Gadishullin e Krimesë.
Në shumë mënyra, ai është një simbol i aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014. Duke e ndërtuar atë, Kremlini po përpiqej të tregonte se – për sa i përket Moskës – Rusia dhe Krimea janë bashkuar përgjithmonë.
Kur ura u hap në vitin 2018, media shtetërore ruse e cilësoi atë si “Ndërtimi i shekullit”. Ura 19 kilometërshe është më e gjata në Evropë.
More footage purportedly showing the moment of the explosion(s). This video looks more plausible. https://t.co/MIUrBqC7Ba pic.twitter.com/NqUlIiqJee
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) October 8, 2022
Në shumë raste zyrtarët rusë kishin pohuar se ura ishte e mbrojtur mirë nga çdo kërcënim i mundshëm – ajri, toka apo uji.
Kjo nuk ka qenë një javë e mirë për të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të Kremlinit në Ukrainë.
Rusia ka vazhduar të pësojë humbje territoriale; në emisionet televizive ruse, prezantuesit dhe të ftuarit e studios kanë shprehur keqardhje dhe zymtësi në rritje për situatën.
Dhe tani kjo: një shpërthim në një urë kyçe.
Trafiku rrugor dhe hekurudhor nëpër urë është pezulluar. Autoritetet lokale në Krime thonë se do të organizojnë një shërbim traget midis kontinentit rus dhe gadishullit.
Ka raportime për radhë të gjata veturash jashtë pompave të benzinës. /Telegrafi/
In #Yalta and #Simferopol, people are beginning to massively buy fuel.
There are queues.
Ohh, what happened? pic.twitter.com/72Itrk4Qfz
— NEXTA (@nexta_tv) October 8, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'