LAJMI I FUNDIT:

Pse po zgjerohet aq shpejtë nëpër Itali coronavirusi, për vetëm 48 orë humbin jetën 5 persona – dy rajone të vendit bllokohen totalisht

E përditshmja italiane Corriere della Sera shkruan se pritet që numri i të infektuarve me coronavirus në Itali të rritet nga çasti në çast, dhe se makthi në Itali ka filluar të premten në orët e para të mëngjesit kur ndërroi jetë personi i parë i infektuar me virusin vdekjeprurës.

Për vetëm 48 orë kanë humbur jetën 5 persona, kurse rajonet e Lombardisë dhe Veneto janë bllokuar totalisht – janë futur në karantinë, derisa nëpër rrugë kanë dalë policia dhe ushtria, e shkollat, kinematë, pishinat e shumë objekte tjera janë mbyllur për të paktën një javë, transmeton Telegrafi.


Personi kyç në agjencinë e mbrojtjes civile, Angelo Boreli, ka thënë se nuk duhen fajësuar mjekët pasi nuk kanë identifikuar me kohë simptomat e coronavirusit.

Rrëfimi i të riut kinez që fitoi betejën me virusin vdekjeprurës: Po festonim vitin e ri, befasisht ndjeva temperaturë të madhe në trup
Lexo po ashtu Rrëfimi i të riut kinez që fitoi betejën me virusin vdekjeprurës: Po festonim vitin e ri, befasisht ndjeva temperaturë të madhe në trup

Kjo e përditshme shkruan se në spitalin e Kodonjës ku është hospitalizuar pacienti i parë i prekur me coronavirus, janë infektuar edhe pesë mjekë dhe infermierë, derisa në spitalin e Doles ku është hospitalizuar edhe një person i infektuar, janë infektuar edhe tre punonjës shëndetësorë.

“Nuk bëhet fjalë për numrin e testeve të realizuara. Ka pasur situata kur nuk kemi arritur t’i identifikojmë me kohë simptomat e coronavirusit. Mjekët kishin probleme me identifikimin e tyre”, ka shtuar Boreli.

Coronavirusi në Itali filloi nga një 38-vjeçar, askush nuk e di se si – rrugët e qyteteve janë zbrazur e banorët janë mbyllur nëpër shtëpi
Lexo po ashtu Coronavirusi në Itali filloi nga një 38-vjeçar, askush nuk e di se si – rrugët e qyteteve janë zbrazur e banorët janë mbyllur nëpër shtëpi

Personi i parë i infektuar me coronavirus në Itali është një 38-vjeçar, i cili javën e kaluar u shfaq në spitalin e Kodonjës me probleme shëndetësore, megjithatë ata e kishin liruar duke i thënë se ka simptoma të gripit.

Por, ajo çfarë e bën më të mistershëm tërë këtë histori, është fakti se ky burrë nuk kishte udhëtuar askund jashtë vendit. Disa ditë më pas, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua edhe më shumë, kështu u rikthye në spital ku edhe u zbulua se është infektuar me coronavirus.

Virologu nga universiteti i Milanit, Fabricio Preliasko, ka thënë se asnjë prej mjekëve nuk kishte menduar për coronavirusin, pasi që në Itali deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast, përveç dy turistëve të cilët qysh në fillim të janarit u hospitalizuan dhe raportohet se kishin ardhur nga Kina.

Kina ndalon shitjen dhe konsumimin e kafshëve të egra, coronavirusi shpërtheu pikërisht për shkak të tyre
Lexo po ashtu Kina ndalon shitjen dhe konsumimin e kafshëve të egra, coronavirusi shpërtheu pikërisht për shkak të tyre

“Nuk ka pasur arsye të dyshohet në coronavirusin, sidomos në këto ditë kur është shpërndarë një grip. Italia ka gjetur veten në një situatë në të cilën ka qenë Kina, është ballafaquar me një virus të ri. E vërteta për coronavirusit po përfolët prej muajsh, por në Itali nuk ka pasur asnjë rast përveç atyre turistëve”, ka shtuar ai.

Profesori Davy  Shridhar nga fakulteti i mjekësisë në Edinburg, konsideron se epidemia ka përjetuar kthesë të madhe në 48 orët e fundit, pasi ka ardhur deri te rritja e numrit të infektuarve jashtë çerdhes së epidemisë në Kinë. E ajo çfarë e bën më të komplikuar është fakti se ata nuk kanë pasur kontakt me askënd që ka qenë i diagnostifikuar me këtë sëmundje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori