LAJMI I FUNDIT:

Pse nusja bartet në krahë përtej pragut? Arsyeja nuk është aspak romantike!

Pse nusja bartet në krahë përtej pragut? Arsyeja nuk është aspak romantike!

Ky është një nga zakonet më të vjetra të dasmës, të cilin ne e kryejmë thuajse në mënyrë rutine, por a e kemi pyetur ndonjëherë veten pse nusja bartet në krah përtej pragut?

Kuptohet se nusja e ndërron vendbanimin kur martohet, duke lënë shtëpinë e prindërve dhe duke u futur në shtëpinë e dhëndrit.


Pas këtij zakoni qëndron një besim, kur vlerat dhe zakonet familjare respektoheshin shumë.

Në të kaluarën i kushtohej vëmendje e madhe se kush nga cila familje vinte, kështu që martesat bëheshin sipas reputacionit, transmeton Telegrafi.

Nëse një vajzë shkonte në një shtëpi që konsiderohej e pasur dhe e respektueshme, vlera e familjes së saj rritej në shoqëri. Duke u martuar, nusja vihej nën mbrojtjen e dhëndrit, emrit të pagëzimit dhe lavdisë familjare.

Nganjëherë thuhej se pragu i derës duhej kaluar me të kapërcyer e jo me të shkelur në të. Një nga shkaqet e ekzistencës së këtij kulti, siç e shpjegojnë etnologë të ndryshëm është fakti se në kohë të lashta pragu i derës ishte vendi i varrimit të të parëve të familjes, pra i varrimit të të vdekurve.

Besohej se shpirtrat e paraardhësve të vdekur marrin pjesë në mënyrë aktive në jetën e të gjallëve dhe se në një farë mënyre ata jetonin përgjithmonë në shtëpitë e familjes pikërisht në pragun e derës.

Për atë arsye kujdesej që nusja e cila ende nuk ka hyrë në familje të mos shkelte në pragun e shtëpisë së saj të re, për të mos shkelur mbi shpirtrat e të parëve të saj. /Telegrafi/