Pse ngandonjëherë nuk flemë mirë
Çrregullimet e gjumit nuk janë të rralla. Na është e njohur: jemi të shtrirë në shtrat, tepër të lodhur dhe - nuk mund të flemë. Gjithë natën rrotullohemi, nuk na zë gjumi, ndërsa të nesërmen jemi të dërrmuar
Statistikat tregojnë se çdo i treti njeri ka vështirësi me gjumin. Te çdo i dhjeti fjala është për problem serioz. Sidomos grave, nata shpeshherë u shndërrohet në lodhje të vërtetë.
Para se të merret ndonjë tabletë, duhet ndihmuar vetvetes, transmeton Telegrafi.
Pse aq shumë njerëz flenë keq?
Arsyet janë të shumta: shqetësimi, frika, fjalosja, problemet me mjete materiale ose hallet për të ardhmen. Pasoja: as në gjumë nuk mund të pushojmë së menduari. Me këtë stimulohen qelizat nervore në tru, të cilat sinjalizojnë: Kujdes! Zgjohu!
Një e katërta e të gjitha çrregullimeve të gjumit shkaktohet nga sëmundjet: nga dhembjet, nga tensioni i ulët i gjakut, nga çrregullimet hormonale, nga astma ...
Kur të shkohet te mjeku?
Nga mjeku duhet kërkuar ndihmë ai që nuk mund të flejë për gjysmë ore, ai që fle më pak se 6 orë, edhe pse i duhet më shumë gjumë, ai që natën zgjohet së paku dy herë ose ai që zgjohet në orën 4 të mëngjesit dhe nuk mund të flejë më.
Çrregullimet e gjumit a janë trashëguese?
Po. Në 70 për qind të rasteve "struktura e fjetjes" gjenetikisht është e kushtëzuar.
Po, nëse kjo zgjatë më shumë se 4 muaj. Mangësia e gjumit ndikon keq te të menduarit, te kreativiteti dhe inteligjenca, zmadhon mundësinë e infarktit, ndërsa sistemi imunologjik dobësohet.
Kushtet atmosferike dhe hëna - a janë fajtorë për netët e pagjumë?
Ndoshta. Hëna e ndërron magnetizmin e tokës. Njerëzit e ndjeshëm nuk mund të flenë në kohën me hënë të plotë, kurse të tjerët në kohën me erë të fortë apo nga depërtimi i fortë i rrezeve të dritës.
Kur ndihmojnë hapet për gjumë?
Hapet për gjumë mund të merren në situata krize (në marrëveshje me mjekun). Sepse, "ndihmësit e vegjël" jo veç që çrregullojnë gjumin, porse edhe gëzimet jetësore. Veç kësaj, krijojnë varshmërinë dhe pas një kohe të shkurtë vetë nxisin çrregullimet e gjumit.
Meshkujt flenë më miri?
Po. Gratë shpeshherë janë të ngarkuara dyfish - me punë dhe me familje si dhe me çrregullimet hormonale.
Këshillë: Gjumi duhet të vijë spontanisht. Mund ta ndihmojnë edhe ushtrimet bioritmike, frymëmarrja e thellë dhe relaksimi i muskujve. /Telegrafi/































