LAJMI I FUNDIT:

Pse në Japoni burri dhe gruaja nuk flenë së bashku?

Pse në Japoni burri dhe gruaja nuk flenë së bashku?

Sado i vogël të jetë apartamenti i tyre, asgjë nuk do t’i ndalojë çiftet e martuara në Japoni të flenë të paktën në shtretër të veçantë, nëse jo në dhoma.

Sidoqoftë, kjo nuk është një shenjë se ata kanë një problem në martesën e tyre, por diçka që ata besojnë se po u bën mirë në shumë mënyra.


Më poshtë ua sjellim disa arsye pse në Japoni, burri dhe gruaja nuk flenë së bashku:

Koha e ndryshme e zgjimit dhe shkuarjes në shtrat

Kjo është gjëja e parë që i bën japonezët të ndajnë dhoma, ose të paktën shtretër. Të zgjosh gjysmën tjetër vetëm sepse duhet të ngrihesh herët ose të kthehesh vonë është thjesht e përjashtuar nga  diskutimi. Japonezët e dinë se sa i rëndësishëm është gjumi i mirë për shëndetin fizik dhe mendor dhe bëjnë gjithçka për ta ruajtur atë.

Bebet flenë me nënat e tyre

Nënat në Japoni flenë me fëmijët e tyre dhe kjo konsiderohet shumë e rëndësishme sepse besohet se ky zakon parandalon rrezikun e vdekjes së papritur të foshnjës dhe ndihmon fëmijën të ketë një ritëm të qëndrueshëm të zemrës. Babai duhet të vendosë vetë nëse do të flejë me ta ose do të zhvendoset në një dhomë tjetër, por nuk duhet të ndikojmë negativisht në gjumin e nënës dhe foshnjës, transmeton KP.

Për japonezët, gjumi i veçantë do të thotë paqe

Ndërsa pjesa tjetër e botës e sheh gjumin në dhoma të ndryshme kryesisht si një divorc në të ardhmen, japonezët mendojnë krejtësisht ndryshe. Ata thjesht e vlerësojnë shumë gjumin cilësor, sa nuk do të lejojnë asgjë që t’i shqetësojë atëherë. Japonezët nuk duan të zgjohen nga gërhitja, kthimi, lëvizja e partnerit të tyre në gjumë, dhe tjetri e kupton absolutisht këtë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kalo në kategori