LAJMI I FUNDIT:

Pse Kosova nuk duhet ta pranojë draftin e Asociacionit sipas ekspertit evropian

Pse Kosova nuk duhet ta pranojë draftin e Asociacionit sipas ekspertit evropian

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli, ka thënë se Kosova nuk duhet të pranojë draft-statutin e propozuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai përmend dy arsye kryesore për këtë qëndrim. Së pari, Vogel kritikon vetë statutin, i cili, sipas tij, është problematik sepse propozon burime të drejtpërdrejta të financimit nga Beogradi për Asociacionin, duke anashkaluar Prishtinën. Kjo, siç shpjegon ai, formalizon sistemin aktual që në fakt duhet të ndryshojë.


Së dyti, Vogel argumenton se drafti është në kundërshtim me kontekstin më të gjerë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme normalizimi, për të cilën u ra dakord më parë.

“Më shumë se një dekadë pas marrëveshjes së Brukselit, një marrëveshje e tillë normalizimi duket më e pakapshme se kurrë,” shton ai, duke iu referuar mungesës së progresit dhe deklaratave të qeverisë serbe që refuzojnë njohjen faktike të Kosovës.

Intervistë, Toby Vogel: Pse Ballkani Perëndimor është në rrezik, dhe çfarë dëmi do të shkaktonte Trump II
Lexo po ashtu Intervistë, Toby Vogel: Pse Ballkani Perëndimor është në rrezik, dhe çfarë dëmi do të shkaktonte Trump II

Sipas tij është nevoja për njohje faktike të Republikës së Kosovës nga Serbia si një element kyç për të ardhmen e Asociacionit.

“Pa njohje de facto të Kosovës nga Serbia, Asociacioni nuk ka kuptim,” thekson Vogel.

“Kryeministri Kurti mund të punojë më shumë për t’u treguar serbëve të Kosovës se e ardhmja e tyre qëndron në një Kosovë demokratike, multietnike, jo vetëm në retorikë, por në jetën reale.”

Komentet e Toby Vogel u bënë në një kohë kur çështja e Asociacionit mbetet një nga çështjet më shumë debatuese në dialogun e brishtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Intervista e plotë

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori