Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit dhe njohës i Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel, ka shprehur qartazi skepticizmin e tij për përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, këtë vit.
Në një intervistë Telegrafin, Vogel thekson një sërë arsyesh që, sipas tij, frenojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
Vogel kritikon qasjen aktuale të BE-së dhe ndërmjetësve të saj në procesin e dialogut, duke argumentuar se mungon një presion i balansuar mes palëve.
Ai sugjeron se duhet të zvogëlohet presioni ndaj Kosovës dhe të rritet ai ndaj Serbisë për të krijuar një terren më të barabartë për arritjen e një marrëveshjeje.
Duke iu referuar gjendjes politike aktuale, ai pohon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duket se po pret që situatat politike – si zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian dhe mundësinë e një administrate të re Trump në SHBA – të luajnë në favor të tij.
Ai gjithashtu akuzon Vuçiq për pengimin e dialogut dhe për mosmarrjen e përgjegjësive për çështje të tilla si rasti në Banjskë.
Më tej, Vogel thekson se qeveritë perëndimore janë të ngarkuara nga konfliktet e mëdha në rajonin e BE-së, siç janë luftërat në Ukrainë dhe Gaza. Si pasojë, sipas tij, ato janë të prirura të ndjekin rrugët më të lehta dhe të shpenzojnë sa më pak kapital politik në dialog, duke konsideruar stabilitetin aktual si të mjaftueshëm, pavarësisht incidenteve të dhunshme.
Në përfundim, Vogel është kritik ndaj qëndrimeve të Vuçiq, duke e akuzuar atë për promovimin e nacionalizmit dhe shovinizmit në Serbi dhe për të qenë i pavendosur për ndryshime reale.
Ai përfundon me theksimin e qëndrimit zyrtar të Serbisë kundra njohjes së Kosovës dhe vlerëson se kjo qasje bën të duket se çdo “marrëveshje” e arritur deri më tani është në fakt e pakuptimtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe