Nga: Monika Stafa
Çdo ditë jetojmë ngjarje apo ndodhi të cilat sado përpiqemi t’i shtyjmë duke menduar se nuk na përkasin, përkundrazi ato janë aty. Në luftë me hijen tonë që i mban larg. Prej tyre kalon e shkuara jonë. Dhe, po prej tyre e ardhmja jonë.
Duke lexuar të tashmen, ndoshta është pak më e lehtë të lexojmë të ardhmen. Ndaj nisur prej kontekstit politik ku jetojmë, duke parë Evropën, rajonin, botën në përgjithësi, për fat të mirë sot ne kuptojmë që ato që ndodhin larg nesh janë gjëra që shumë shpejt do të na prekin.
Pak më vonë sigurisht. Por, do të na prekin.
Siç ndodhi me tërheqjen e Perandorisë Osmane. Me shpalljen e Pavarësisë. Me rënien e komunizmit. Me fundin e tranzicionit dhe mbërritjen e një kapitalizmi që po sjell pabarazi të theksuar sociale. Mes njerëzve. Mes shtresave dhe mes tokës.
Mes shumë pikëpyetjeve në raport me qëllimet që kemi pasur kur komunizmi ra, ajo që po na shqetëson të gjithëve më së shumti është pikërisht ky problem.
Pabarazia sociale.
Në këto vite të fundit ne e harruam ëndrrën evropiane për të rrokur flamurin e kaltër të saj. Harruam rrugën drejt integrimit. Ajo na u bë aq e gjatë sa tani nuk e duam më.
Harruam bashkimin me Kosovën. Luftën e saj për pavarësi dhe flamur. Letërsinë apo dhe sinorët e tjerë kulturorë që fatkeqësisht ende na ndajnë.
Tanimë shqiptarët “londinezë” thonë se ky është një problem që nuk na rri. Sepse njerëzia nuk është e prirë të mendojë për të ardhmen. Ajo mendon për të sotmen. Dhe e sotmja është pabarazia mes njëri- tjetrit.
Po çfarë është pabarazia? Nga vjen ky fenomen? Si formohet ai në një shoqëri me një sistem demokratik?
Në literaturën romake shkruhet se një shoqëri gjithnjë e më e pabarabartë i humb lidhjet e saj me demokracinë.
Pasuria është e mirë, shkruhet aty. Por, pasuria e tepërt të shtrembëron. Këto janë disa nga mësimet e viteve të fundit të republikës romake.
Dy mijë vjet më pas ato mbeten ende mësime.
Në 33 vjet fushatë elektorale në Shqipëri, ne nuk duhet të harrojmë se populizmi i retorikës së klasës politike kryesisht erdhi prej teksteve të shkollës latine. Ndodhi kjo në Shqipëri, siç ndodh edhe në Amerikë. Dhe, në Evropë po të doni. Fundja ne mësimet prej tyre i marrim.
Kur liderët marrin pushtetin në tryezat e tyre të punës, pa diskutim rreth shumë literaturave që u shërbejnë, mes tyre janë dhe ato të Republikës së Romës.
Udhëheqja që na drejton vendin nuk janë sigurisht Jul Cezari, Mark Licin Krasi apo dhe Gaj Pompej i Madhi. Përveçse ndoshta në ëndrra.
Por, fushatat e tyre elektorale u detyrohen shumë xhaxhait të Cezarit, Gaj Mari.
Gaj Mari e mësoi Cezarin të fitonte zgjedhjet disa vite rresht, me një retorikë bazuar tek sulmi ndaj sistemit që kish ndërtuar elita e Romës. Shtresa aristokratike e saj.
Jo vetëm kaq, por dhe duke i dhënë shpresë e besim të varfërve e duke i parë ata si potencialin e vetëm për të zhvilluar perandorinë. Me premtimin madje se do t’i bënte edhe të pasur.
A nuk tingëllon qesharake kjo ligjëratë? Me kë ju ngjan ajo?
Ajo që ndodhi në Romë është një mësim për të gjitha republikat moderne. Historia romake u mëson qytetarëve të pasardhësve të saj modernë rreziqet e pabesueshme që vijnë prej ngërçeve të politikës dhe dhunës në politikë, shoqëri e familje si fenomen verbal, por jo vetëm.
Ajo nuk mund të tregojë më qartë se kur qytetarët e saj shohin drejt së ardhmes ndërsa udhëheqësit e tyre përfshihen në këto sjellje të mbrapshta e të errëta, republika e tyre është në rrezik vdekjeprurës.
Nuk duhet ta harrojmë se Roma e hershme përparoi jo sepse ishte një sistem demokratik më i drejtë, por sepse ishte përgjithësisht më e barabartë, më e hapur dhe si rrjedhim më demokratike se rivalet e saj.
Askush nga ai triumvirat i famshëm romak (Cezari, Krasi apo dhe Pompei) nuk e zbatoi atë strategji populiste.
Sepse të tre ishin egërsisht të etur për para dhe pushtet. Po kush e ka realizuar te ne, në epokën moderne?
Fundi i asaj treshe përbindëshish u shënjua me gjak. Në vitin 2022 e çuditshme është që ky mësim latin vazhdon ende. Edhe me humbjen e tij.
Roma pas tyre shënjoi një fazë të re. Atë të zhbërjes së saj.
Cili është ai sistem që do të humbë në kohën tonë?
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes

Katër tablo për shqiptarët, nga francezi Charles Bargue

Fotografia e Kosovës

“TЁ DUA SHUMЁ (LOÇKA IME MЁ E BUKUR)”

Ideali sokratik i qytetarit të mirë

Kur Ibrahim Krajkova ishte 18 vjeç: Koha kur u martova dhe u bëra serioz

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias