Rasti i Sami A. po trazon Gjermaninë. Tuniziani i përfolur si truproja e Bin Ladenit ka jetuar me familjen me ndihma sociale. Dëbimi i tij, i shtyrë me vite u krye, por tani ai duhet të rikthehet në Gjermani. Po pse?
Sami A. i dyshuar si truproja e Osama Bin Ladenit, islamist, i kategorizuar nga autoritetet gjermane si “i rrezikshëm”, pra që mund të kryejë atentate terroriste jeton prej vitesh në Gjermani, në Bochum me gruan dhe fëmijët duke marrë kontributet sociale të shtetit.
Ai njihej si predikues salafist.
Në vitin 2000 me gjasë ai ka marrë pjesë në një trajnim luftarak në kampet e Al-Kaidës në Afganistan dhe pjesërisht ka bërë pjesë edhe në truprojën e Osama Bin Ladenit.
Këto akuza Sami A. i ka hedhur gjithmonë poshtë.
Ndaj tij ishte hapur një procedurë penale në Gjermani, por shkak të mungesës së provave, ajo ishte pezulluar sërish.
Kërkesa e Sami A. për azil ishte refuzuar prej kohësh, ai duhej të dëbohej nga Gjermania që në vitin 2014, por për shkak se në Tunizi atë e kërcënonte tortura, dëbimi i tij ishte shtyrë.
Pas heqjes së ndalimit të dëbimit në qershor 2018 ai u kalua në paraburgim para dëbimit.
Në një aksion të shpejtë tuniziani arriti të dëbohej në vendlindje të premten (13.07) dhe iu dorëzua autoriteteve në vend. Ministria e Brendshme e konfirmoi dëbimin. Por një gjykatë gjermane kërkon ta zhbëjë dëbimin dhe kthimin e tij në Gjermani për shkak të shkeljeve juridike.
Nuk ka garanci se Sami A. nuk torturohet
Çfarë ka ndodhur? Sami A., ashtu si edhe vite më parë kundër dëbimit u mbrojt me një kërkesë të shpejtë në Gjykatën Administrative në Gelsenkirchen.
Kjo gjykatë e gjykoi të enjten (12.07) dëbimin si “shkelje të rëndë të ligjit dhe parimeve bazë të shtetit ligjor”.
Nuk ka garanci diplomatike të qeverisë tuniziane, që ai nuk kërcënohet nga tortura, thuhet. Prandaj ai duhet të kthehet në Gjermani, tha gjykata përkatëse.
Por ndërkohë vendimi i gjykatës mbërrin tek autoritetet përgjegjëse, të premten në mëngjes, në një kohë kur avioni me Sami A. ishte ngritur në ajër.
Zyra e të huajve në Bochum si edhe Ministria e Refugjatëve në Landin Renani Veriore-Vestfali do të bëjnë ankimim kundër këtij vendimi.
Nga ana e saj drejtësia tuniziane bëri të qartë, se kompetencën për Sami A. tani e ka ajo. “Ky rast i përket drejtësisë tuniziane”, bëri të ditur një zëdhënës i prokurorisë anti-terror. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova