Po kërkoni një mënyrë për të fjetur më mirë?
Hulumtimet tregojnë se dëgjimi i fjalëve relaksuese, si histori para gjumit apo podkaste qetësuese mund të jetë mënyra e duhur për të rënë në një gjumë të thellë dhe të qetë.
Të gjithë e dimë se të lexosh është jashtëzakonisht qetësuese. Kjo është arsyeja pse prindërit u lexojnë fëmijëve të tyre histori para gjumit. Por sipas një studimi të ri, dëgjimi i një historie emocionuese ose podkasti relaksues, jo vetëm që ka fuqinë t’ju ndihmojë të flini, por mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë më të thellë.
Studimi, i publikuar në “Journal of Sleep Research”, bazohet në provat që fjalë të tilla gjatë fazës para gjumit ndihmojnë në rritjen e sasisë së kohës që dikush kalon në gjumë.
Duke përdorur një test EKG (elektrokardiogramë), autorët e studimit zbuluan se koha mes rrahjeve të zemrës ishte më e gjatë kur një person që përpiqej të flinte dëgjonte më parë fjalë relaksuese, në krahasim me një grup fjalësh jo dhe aq stimiluese.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me tingullin e fjalëve…Kur studiuesit pëshpëritnin këto fjalë gjatë gjumit, koha mes rrahjeve të zemrës ishte më e vogël se kur fjalët thuheshin përpara.
Në fund të fundit, kjo tregon se sa të vetëdijshëm janë trupat tanë për botën përreth nesh ndërsa flemë dhe se si zhurma e ambientit brenda dhe rreth dhomave tona të gjumit mund të ndikojë në cilësinë e gjumit.
Ndërsa pushoni gjatë natës, proceset fiziologjike të trupit gradualisht kalojnë në gjendje pushimi. Dëgjimi i fjalëve qetësuese shërben si një katalizator për relaksim, duke nxitur sistemin nervor parasimpatik, cition Anabel.
Nga pikëpamja psikologjike, kjo metodë shkakton një vrull emocionesh pozitive, duke ngjallur ndjenja sigurie, kënaqësie, të gjitha të favorshme për të shijuar një gjumë të plotë dhe cilësor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës