LAJMI I FUNDIT:

Pse është e rëndësishme të ecim 10 mijë hapa në ditë?

Pse është e rëndësishme të ecim 10 mijë hapa në ditë?

Jemi të vërshuar me mesazhin se ushtrimet janë një parakusht i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit fizik dhe lajmi i mirë për të gjithë ata që nuk i pëlqejnë stërvitjet intensive është se forma e mirë mund të mbahet duke ecur çdo ditë.

Ecja është padyshim aktiviteti më i popullarizuar, kryesisht sepse nuk kërkon përpjekje të tepruar dhe shpesh u sugjerohet personave mbipeshë që duan të humbin peshë, sepse ecja nuk i rëndon kyçet.


Por sa duhet të ecim në të vërtetë në ditë? Numri magjik për të cilin ndoshta keni dëgjuar është 10 mijë.

Origjina e kësaj tendence daton në vitin 1964 kur mjeku Yoshiro Hatano filloi të shiste një hapa-matës të njohur si manpo-kai dhe identifikoi 10 mijë hapa si masën ideale të lëvizjes për të ruajtur dhe përmirësuar shëndetin.

Pse mendojmë më mirë ndërsa ecim? Shkencëtarët kanë zbuluar se ecja ka një efekt të dobishëm në tru
Lexo po ashtu Pse mendojmë më mirë ndërsa ecim? Shkencëtarët kanë zbuluar se ecja ka një efekt të dobishëm në tru

Kompania japoneze Yamasa prezantoi këtë numërues hapash të parë në një fushatë marketingu përpara Lojërave Olimpike të Tokios. Hapa-metri shitet mirë dhe ky numër hapash ka mbetur rekomandim edhe sot e kësaj dite. Por Hatano mendohet se e ka zgjedhur këtë numër në mënyrë arbitrare, gjoja sepse simboli japonez që tregon 10 mijë duket si një njeri që ecën.

Ndaj mjekët rekomandojnë ecjen si pushim nga qëndrimi ulur, në mënyrë që të qëndroni aktivë dhe të shëndetshëm mendërisht.

Ecja në këtë mënyrë pas menopauzës mund t'ju ndihmojë të digjni më shumë yndyrë në bark
Lexo po ashtu Ecja në këtë mënyrë pas menopauzës mund t'ju ndihmojë të digjni më shumë yndyrë në bark

Nëse ecim 10 mijë hapa çdo ditë, do të djegim rreth 500 kalori. Shkencëtarët nga Universiteti i Utah-s i konfirmuan këto pretendime nga hulumtimi i kryer në një kampion prej 120 studentësh. Studentët bënë 10 mijë , 12.500 ose 15 mijë hapa gjashtë ditë në javë, nuk i kushtuan shumë rëndësi dietës së tyre dhe nuk kishin aktivitete shtesë përveç ecjes. Gjatë studimit, ata e rritën peshën e tyre me 1.5 kilogramë, edhe ata që bënin 15 mijë hapa në ditë.

Nëse marrja e rekomanduar e kalorive ditore është 1600 kalori dhe ju hani midis 1600 dhe 2100 kalori ndërsa bëni 10 mijë hapa çdo ditë, mund të jeni të sigurt se kilogramët do të ulen.

Por nëse doni të forconi muskujt e trupit, nuk mjafton vetëm ecja. Do t’ju duhet të shtoni stërvitjen e forcës dy deri në tre herë në javë dhe të hartoni një plan diete që do të plotësojë nevojat tuaja fizike duke arritur një deficit të duhur kalorish.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori