Ka pasur përleshje sporadike në rajonin e Nagorni-Karabakut, por kriza e fundit ka rritur frikën se do të ndodh një lufte e madhe.
Nagorni-Karabaku, një rajon malor, me pyje të mëdha, pa dalje në det në Kaukazin e Jugut, është në zemër të një mosmarrëveshje të armatosur për dekada të tëra midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, raporton aljazeera.
Të dielën, shpërthyen përplasjet më të rënda që nga viti 2016, duke nxitur frikën e një lufte të gjithanshme midis dy ish republikave Sovjetike, transmeton Telegrafi.
Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për fillimin e dhunës dhe ka raportime për dhjetëra të vdekur.
“Ne jemi një hap larg nga një luftë në shkallë të gjerë”, tha Olesya Vartanyan i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, një OJQ e përqendruar në parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit vdekjeprurës.
Ajo ka paralajmëruar se përplasjet e tanishme mund të evoluojnë në një përshkallëzim më të madh sesa në muajin prill të vitit 2016, kur dhjetëra njerëz nga të dy palët u vranë në luftimet më serioze në rajon ndër vite.
Komuniteti ndërkombëtar është i brengosur për mundësinë e luftës sepse Nagorni-Karabaku shërben si një korridor për tubacionet e naftës dhe gazit në tregjet botërore.
Luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë kërcënojnë të përfshijnë lojtarët rajonalë si Rusinë, e cila është në një aleancë ushtarake me Jerevanin dhe Turqinë, e cila mbështet Bakun.
“Është një rajon me rëndësi ndërkombëtare, i cili në të vërtetë është rritur më shumë në 25 vitet e fundit për shkak të tubacioneve të naftës dhe gazit që kalojnë nëpër të”, tha Thomas de Waal, anëtar i Carnegie Europe dhe i specializuar për Evropën Lindore e rajonin e Kaukazit. “Është një rajon që kufizohet me Iranin dhe është në lagjen evropiane si dhe ruse. SHBA-ja gjithashtu është përfshirë në vitin 1990”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
“Ajo që kemi parë vitet e fundit është mosangazhim nga SHBA-ja në këtë konflikt, ku dikur kishte rol shumë më udhëheqës sesa tani. Për ironi mund të thuhet se nëse Azerbajxhani ka filluar një ofensivë ushtarake, një nga arsyet që mund ta ketë bërë është sepse SHBA-ja është e paangazhuar në këtë moment”, pohoi De Waal.
Armenia, e cila ka shpallur një gjendje ushtarake, ka akuzuar Turqinë për ndërhyrje në konflikt dhe dërgimin e mijëra mercenarëve nga Siria veriore në fushën e betejës, një pretendim i refuzuar nga Azerbajxhani.
Franca, Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia kanë kërkuar një armëpushim.
“Nëse vendosni Armeninë dhe Azerbajxhanin në hartë dhe hidhni një vështrim, strategjikisht është shumë e rëndësishme. Ju keni Turqinë në perëndim, Iranin në jug, Rusinë në veri dhe sasi të mëdha të rezervave të hidrokarbureve në lindje, të cilat kalojnë përmes tubacioneve, shumë afër vendit ku po zhvillohen luftimet”, tha Robin Forestier-Walker, i cili ka mbuluar gjerësisht zhvillimet në rajon, transmeton Telegrafi.
“Për sa i përket përfshirjes në terren, armenët janë shumë të shqetësuar për zhurmat që vijnë nga Turqia, nga vetë Presidenti [Recep Tayyip] Erdogan, i cili i ka dhënë mbështetje të hapur Azerbajxhanit”, pohoi ai.
Të dielën, pas një telefonate me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Erdogan u bëri thirrje armenëve që të qëndrojnë kundër udhëheqësve të tyre, të cilët ai pretendon se ishin “duke i tërhequr drejt katastrofës”. Presidenti turk ka thënë se solidariteti me Bakun do të “thellohet gjithnjë e më shumë”.
“Ka pasur stërvitje ushtarake në gusht midis Azerbajxhanit dhe Turqisë. Gjithashtu ka dyshime të pajustifikuara se disa prej pajisjeve ushtarake që Turqia i solli mund të jenë akoma në Azerbajxhan dhe mund të përdoren kundër pozicioneve armene”, tha Forestier-Walker.
“Padyshim, duhet të jemi të kujdesshëm për këtë, sepse nuk ka fakte të qarta që po ndodhin. Le të mos harrojmë gjithashtu praninë ushtarake të Rusisë në Armeni dhe përfshirjen e saj në ndërmjetësim, por edhe në furnizimin me armë, si të Armenisë, ashtu edhe të Azerbajxhanit gjatë viteve. Irani në jug është ofruar të ndërmjetësojë në bisedimet e mundshme të paqes”, pohoi ai.
Ndërsa Nagorni-Karabaku është pjesë e Azerbajxhanit sipas ligjit ndërkombëtar, armenët etnikë, të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë – rreth 150 mijë njerëz – refuzojnë sundimin e Azerbajxhanit.
Grupi i Minskut i OSBE-së – bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA – u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Një armëpushim, megjithatë, u shpall në vitin 1994.
“Për fat të keq, ky raund i luftimeve premton të jetë më i keq, ndoshta që nga armëpushimi [në 1994],” tha de Waal.
“Sigurisht, lufta e viteve 1990 ishte një çështje e teknologjisë shumë të ulët dhe tani, siç po shohim sot, ka armatim shumë më të rëndë nga të dy palë. Por në fund të fundit, ky është një konflikt identiteti, territori, midis dy kombeve – Armenisë dhe Azerbajxhanit – dhe bota e jashtme nuk do ta zgjidhë atë”, shtoi ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-380x233.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![“Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë”: Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-380x233.png)
“Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë”: Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Egjipti dhe Jordania theksojnë ‘unitetin’ për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-220834-380x233.png)
Egjipti dhe Jordania theksojnë ‘unitetin’ për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-215333-780x439.png)
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump
![BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-18-780x439.png)
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump
![Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-22-780x439.png)
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi