A e mbani mend kur keni qenë e vogël dhe prej dhuratave më të mira që keni mundur t’i dhuroni nënës ka qenë një masazh, shujta e mëngjesit në shtrat apo thjesht pastrimi i pjatave?
Me siguri tani e kuptoni se nuk ka qenë gjesti juaj që e ka bërë atë aq të veçantë, por mendimi dhe dashuria për nënën, transmeton Telegrafi.
Edhe pse tani ka shanse që jeni mjaftueshëm e madhe sa për t’i blerë nënës gjëra domethënëse, prapëseprapë një prej dhuratave më të mira që mund t’ia bëni asaj është të shpenzoni kohë së bashku.
Rrjedhimisht, një udhëtim së bashku me nënën është dhurata më e mirë që mund të ekzistojë për të.
Më poshtë i keni disa arsye se përse duhet ta planifikoni një udhëtim me nënën çdo vit.
Që të dyja do të dilni jashtë zonës së komfortit
Në një udhëtim të përbashkët, që të dyja duhet të arrini kompromise kur merren vendimet e udhëtimit dhe duhet të jeni të hapura ndaj dëshirave të njëra-tjetrës.
Dhe, me shumë gjasë do të bëni gjëra që njëra prej juve nuk i ka bërë asnjëherë më parë.
Dalja nga zona e komfortit është e mahnitshme dhe pjesë shpërblyese e udhëtimit, por edhe mënyrë e mirë për ta forcuar lidhjen mes juve dyjave.
Do të mësoni më shumë për njëra-tjetrën
Sa i përket lidhjes mes juve dyjave, udhëtimi ju ofron mundësi të përsosur për ta njohur njëra-tjetrën më mirë se siç e njihni tani.
Gjatë udhëtimit do të shihni më shumë të personalitetit të sajë të vërtetë dhe ajo njësoj.
Plus, eksperiencat e reja do t’ju bëjnë të diskutoni tema që asnjëherë më parë nuk i keni biseduar.
Me siguri se do të kaloni mirë
Pavarësisht se çfarë zgjedhni të bëni gjatë udhëtimit të përbashkët, shanset janë të mëdha se që të dyja do të kaloni shumë mirë.
Do të krijoni kujtime që zgjasin tërë jetën
E urrejmë ta pranojmë si fakt, por udhëtimi me nënën nuk do të jetë përgjithmonë opsion.
Nëse veç një udhëtim e bëni së bashku do të krijoni kujtime të mrekullueshme që do t’i kujtoni me vite të tëra.
Fotografitë dhe historitë që do t’i keni të përbashkëta do t’i ndani me njëra-tjetrën tërë jetën – e çfarë ka më mirë se kjo? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mami! Po më dhemb koka!
Si t’i bëni flokët kaçurrela të qëndrueshme
A është skuqja në lëkurën e fëmijës suaj një shenjë alarmi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën