LAJMI I FUNDIT:

PS nuk tërhiqet përballë kërkesave të opozitës, Çuçi: Duan të djegin parlamentin për Berishën

PS nuk tërhiqet përballë kërkesave të opozitës, Çuçi: Duan të djegin parlamentin për Berishën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka folur pas zhvillimeve në seancën e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, e cila u karakterizua nga kaosi. Ai foli edhe për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për t’i hequr mandatin deputetit Sali Berisha.

Kreu i grupit të PS theksoi se qëndrimi i tyre në këtë pikë ka qenë i prerë. “Pa diskutim që do të votojmë. Qëndrimi ynë është i qartë i prerë në këtë pikë. Nuk kemi diskutuar as mandatin e kolegëve tanë kur vjen puna kur SPAK-u kërkon përjashtimin”, tha Çuçi.


Më tej, ai u shpreh se po tentohet të digjet parlamenti për Sali Berishën, ndërsa shtoi se të mendosh që Bardhi do të vijë dhe do të votojë imunitetin e Berishës, është qesharake.

Kaos dhe tym në Kuvendin e Shqipërisë, miratohet rregullorja e re për përjashtimin me dy muaj të deputetëve
Lexo po ashtu Kaos dhe tym në Kuvendin e Shqipërisë, miratohet rregullorja e re për përjashtimin me dy muaj të deputetëve

“Po duan të djegin parlamentin për Berishën. Nuk ka sfidë fare nuk është çështje dëshire por zbatim i ligjit. Ne jemi në ushtrim të plotë të sovranitetit që na kanë kërkuar shqiptarët. Qesharake të mendosh se Bardhi do të vij dhe do të votojë imunitetin e Berishës”, u shpreh Çuçi.

Çuçi u shpreh se është marrë modeli i rregullore së re të miratuar në Kuvend nga parlamenti gjerman.

Ai u shpreh se përjashtimi me 60 ditë nga seancat është parashikuar në rastet ku deputetët ushtrojnë dhunë ose kryejnë një vepër penale brenda parlamentit përfshirë ndezjen e zjarrit siç kemi parë gjatë seancave të fundit. /Telegrafi/