LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë me rezolutë që dënon sulmin terrorist në Banjskë

Kuvendi i Shqipërisë me rezolutë që dënon sulmin terrorist në Banjskë

Pak orë përpara se Kuvendi të mbajë një seancë të posaçme për Kosovën, është arritur dakordësia mes PS dhe PD për një projekt-rezolutë të përbashkët.

Euronews Albania ka zbardhur ekskluzivisht draftin e plotë me 3 pika ku mbështetet rezoluta e Kuvendit të Kosovës.


KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

Mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023;

Kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës;

Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj.

Seanca plenare e së enjtes do t’i  dedikohet plotësisht Kosovës.

Kjo seancë e posaçme është rezervuar për diskutime lidhur me ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ndërsa pritet që ligjvënësit shqiptarë të votojnë një rezolutë e cila dënon sulmin e serbëve ndaj policisë së Kosovës.

Agjenda parashikon zhvillimin e një mocioni me debat për këtë çështje, ndërsa i pranishëm do të jetë vetëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i jashtëm Igli Hasani që do të shpjegojnë qëndrime e mbajtura nga Tirana zyrtare deri më tani.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori