LAJMI I FUNDIT:

PRSD: Loja e Ivanovit është në të mirë të kriminelëve, e jo të demokracisë

PRSD: Loja e Ivanovit është në të mirë të kriminelëve, e jo të demokracisë

Partia e Re Social-Demokratike (PRSD) vlerëson se kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, vazhdon me, siç thonë, lojën e tij absurde dhe të palogjishme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, kjo lojë e Ivanovit shkon vetëm në të mirë të kriminelëve, por jo edhe të demokracisë dhe interesave shtetërore. PRSD-ja konsideron se Ivanovi nuk i kryen detyrat kushtetuese që i ka, por e minon rendin kushtetues dhe e mohon vullnetin e shumicës së qytetarëve.


PRSD-ja ia rikujton Ivanovit se në vitin 2008, Maqedonia ka nënshkruar një Deklaratë për partneritet strategjik dhe bashkëpunim me SHBA-të si një garantuese më e rëndësishme e sovranitetit dhe integritetit të Maqedonisë./Telegrafi/