LAJMI I FUNDIT:

Provokimi i klerikut: Malazezët çliruan Shqipërinë nga otomanët

Provokimi i klerikut: Malazezët çliruan Shqipërinë nga otomanët

“Tetë mijë ushtarë malazezë kanë dhënë jetën për çlirimin e Shkodrës nga pushtimet otomane. Ata janë flijuar për të afërmit e tyre dhe në atë kohë që dhanë jetën është formuar Shqipëria në 1912”.

Kjo deklaratë dhe të tjera “të çuditshme” deri në kufijtë e provokimeve historike janë lëshuar dje nga ana e metropolitit të Malit të Zi, Amfilohije Radoviç.


Kleriku malazez ka qenë i pranishëm në kishën e Shën Trinisë, në Vrakë të Malësisë së Madhe, ku ka kremtuar një meshë në përkujtim të meshës së parë të mbajtur para 25 vitesh. Deklaratat e klerikut, të kundërta me faktet e njohura historike, janë përcjellë me qetësi nga të pranishmit.

“PROVOKIMI”

Gjatë fjalës së tij në kishën e mbushur me besimtarë, ku ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri, kleriku i lartë malazez ka interpretuar rrethimin e Shkodrës dhe ofensivën e forcave malazeze në 1912-1913 jo si një pushtim, por si një mbrojtje të Malit të Zi ndaj Shkodrës.

Për të përforcuar këtë “tezë”, metropoliti Radoviç ka pohuar se 8 mijë ushtarë malazezë të vrarë në luftë janë flijuar për shqiptarët.

Sipas Radoviç, vetëm otomanët dhe austrohungarezët ishin okupatorë, ndërsa Mali Zi ka pasur si qëllim mbrojtjen e shkodranëve.

“Njerëz të vërtetë janë ata që e bëjnë veten fli për të afërmit e tyre, edhe Krishti ka bërë fli veten për të gjithë njerëzimin. Këtu kanë qenë edhe varrezat e 8 mijë ushtarëve malazezë që kanë lënë jetën këtu në fillimin e shekullit XX. Kanë dhënë jetën e tyre për lirimin e Shkodrës nga pushtimet otomane dhe për lidhjet e popullit shqiptar me atë malazez. Ata janë flijuar për të afërmit e tyre dhe në atë kohë kur dhanë jetën e tyre është formuar Shqipëria në 1912”.

“Jemi lutur dhe do të lutemi edhe për ata 400 martirë që kanë ardhur shekullin e kaluar nga Amerika për të liruar këtë vend dhe kanë ardhur me thirrjen e Krajl Nikollës jo vetëm për të çliruar Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, por edhe të gjithë vendet e tjera nga okupatori austro-hungarez”.

“T’i kujtojmë edhe ato sepse është një fjalë e urtë popullore që thotë se ‘populli që harron martirët e vet, harron edhe të ardhmen e vet’. Mes tyre ka pasur edhe amerikanë që kanë dhënë jetën për lirinë e Ballkanit dhe popujve të pushtuar. Të përmendim fjalët e Krishtit se nuk ka njeri më të madh se atë që bën fli veten për të afërmit e vet”, është shprehur para të pranishmëve në kishën e Vrakës, metropoliti Radoviç.

“SHKATËRRUAN KISHAT ORTODOKSE”

Sipas metropolitit Amfilohije, Shkodra është e lidhur me Kishën Ortodokse.

“Ne tani gjendemi në një qytet të vjetër, që është Shkodra. Është një qytet që ka dëgjuar Ungjillin që në shekullin e katërt, ndoshta edhe më përpara. Këtu ka qenë një peshkop, i cili ka dhënë njerëz që kanë rënë fli për këtë popull. Janë martirët Asti dhe Lefteri. Ky vend është i larë me gjakun e martirëve edhe më përpara, edhe sot. Të përmendim një martir të madh të shekullit 17-18, që është Shën Kozmai, të cilin e ka varur Pashai i Janinës sepse ka qenë i krishterë dhe ka folur për Ungjillin. Kisha këtu në Shqipëri ka dhënë shumë martirë që kanë rënë fli. Kjo kishë ku jemi, ka vuajtur edhe më përpara në shekujt e hershëm, por edhe në kohët e sotshme. Është i vetmi vend që në komunizëm është ndaluar komplet feja, kështu që edhe Kisha Ortodokse në Shqipëri ka qenë e ndaluar dhe e kryqëzuar. Priftërinjtë ortodoksë kanë qenë të dënuar, ndërsa edhe këtu në Shkodër kisha ka vuajtur shumë. Një prift ortodoks është hedhur në gropë të gëlqeres. Shkodra është e lidhur edhe me historinë e kishës sonë, ndërsa kishat ortodokse janë shkatërruar thuajse të gjitha në Shqipëri”. /GazetaDita/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori