Protokolli për dasmat në Maqedoni: Nuk lejohen puthjet, përqafimet dhe vallet – mysafirët me temperaturë të lartë do të kthehen në shtëpi
Prej sot në Maqedoninë e Veriut do të mund të organizohen dasmat, por mysafirë do të mund të jenë vetëm ata me temperaturë më të ulët se 37.5 gradë, ndërsa të tjerët do të kthehen në shtëpi.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar protokollin për organizimin e dasmave, sipas të cilit, organizatori i dasmave do të duhet të kontrollojë të gjithë mysafirët nëse do të përqafohen dhe nëse e bëjnë një gjë të tillë, duhet t’i paralajmërojë se është e ndaluar.
Sipas protokollit, përcjell Telegrafi Maqedoni, dasmat do të mund të organizohen vetëm në ambiente të hapura. Ndërsa nëse dikush dëshiron të vallëzojë, do të mund ta bëjë nëse në largësi prej 2 metrave nuk ka persona të tjerë. Kështu që, vallëzimi së bashku nuk do të lejohet.
“Numri i mysafirëve nuk duhet të jetë më shumë se 50% e kapacitetit të ambientit, por jo më shumë se 100 mysafirë. Objekti në të cilin organizohet dasma do të duhet të regjistrojë dhe paraqesë ahengun në Odën Hotelerike, e cila mban regjistër të dasmave dhe festave të ngjashme. Organizatori është i obliguar të bëjë listë të mysafirëve dhe renditje të tavolinave për uljen e mysafirëve”, thuhet në protokollin për organizimin e dasmave.
Muzikantë mund të ketë, por duhet të qëndrojnë pesë metra larg tavolinës më të afërt. Ata nuk do të lejohet që të lëvizin afër mysafirëve, as të këndojnë afër tyre.
Sipas protokollit, në dasmë mund të këndojnë vetëm artistë të estradës që janë të licencuar.
Pas përfundimit të dasmës, e detyrueshme është të bëhet pastrim mekanik dhe dezinfektim i objektit.
Ndryshe, protokolli për organizimin e dasmave miratohet pas uljes së numrit të infektimeve me COVID-19 në Maqedoni. Kurse një pjesë e hotelerive nuk kanë ngelur të kënaqur me këto protokolle./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur