LAJMI I FUNDIT:

Protezat hibride – Standard i ri në terapinë protetikore

Protezat hibride – Standard i ri në terapinë protetikore
Ass.Dr.Sci. Visar Disha

Ass.Dr.Sci. Visar Disha
Specialist i Protetikes Stomatologjike
Specialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së Nofullave
tel. +38344559287

Humbja e dhëmbëve ka ndikim në gjithë jetën tuaj. Sa më shumë dhëmbë të humbni, aq më më të rënda janë efektet. Humbja e një harku të tërë dhëmbësh mund të dëmtojë shumë aftësinë tuaj për të ngrënë, gjë që më pas mund të ndikojë në tretjen e ushqimit si dhe të çojë në kequshqyerje.


Humbja e dhëmbëve ndikon poashtu në të folurit tuaj, ju bëheni më vështirë për t’u kuptuar nga të tjerët. Buzëqeshja juaj përkeqësohet dhe poashtu vetbesimi juaj bie. Humbja e dhëmbëve gjithashtu ndikon në shëndetin e nofullës suaj, duke çuar në humbjen e masës kockore dhe ndryshime në formën e fytyrës tuaj.

Çka janë protezat hibride?

Është argumentuar se mbajtja e disa dhëmbëve si mbështetës nën proteza parandalon ndjenjën negative të humbjes totale të dhëmbëve si dhe lejon pacientin të përshtatet më lehtë me pranimin e mbajtjes së protezave. Shumë pacientë e lidhin humbjen e dhëmbëve me plakjen, e cila mund të jetë emocionalisht depresive.

Për të bërë një tranzicion gradual nga një denticion natyral në proteza, rekomandohet terapia e mbiprotezimit gjegjësisht protezat hibride.

Proteza hibride është një protezë e lëvizshme e pjesshme ose e plotë që mbulon dhe mbështetet në një ose më shumë dhëmbë natyralë, rrënjë dhe/ose implante dentare të mbetura.

Kur indikohen të punohen protezat hibride?

▪ Për mbështetje dhe estetikë më të mirë në harqet dentare të komprometuara morfologjikisht.
▪ Pacientët me çarje të qiellzës
▪ Pacientët me traumë maksillofaciale.
▪ Pacientët me dhëmbë të konsumuar
▪ Pacientët me anomali kongjenitale si mikrodoncia (dhëmbët më të vegjël se normalja, amelogenesis imperfecta ( moszhvillimi i smaltit të dhëmbëve), dentinogenesis imperfecta ( moszhvillimi i dentinës) dhe anodoncia parciale ( moszhvillimi i dhëmbit).
▪ Pacientët me përmasa dhe pozicion anormal të nofullës ku është kundërindikuar operacioni ortognatik.

Cilat janë përparësitë e protezave hibride?

Protezat konvencionale nuk lejojnë stimulimin e kockës së nofullës dhe kjo është ajo që çon në shfaqjen e një fytyre më të plakur kur një person mban proteza.

Protezat hibride ofrojnë përfitime të rëndësishme për pacientin:

• Përmirësojnë mbajtjen dhe qëndrushmërinë e protezës. Përmirësimi i proprioceptimit çon në kontroll më të mirë neuromuskular. Kjo ndihmon në rregullimin e forcës së kafshimit mbi protezën.
• Kanë efekt të mirë psikologjik tek pacienti pasi mund të shmanget nxjerrja e dhëmbëve.
• Rivendosin në mënyrë të përsosur buzëqeshjen tuaj dhe ju risin vetëbesimin tuaj.
• Me aftësinë e rikthyer të përtypjes, tretja juaj përmirësohet dhe juJu jeni në gjendje që të shijoni sërish të gjitha ushqimet tuaja të preferuara.
• Normalizimi i të folurit tuaj.
• Ofrojnë komoditet më të madh për pacientin. Proteza hibride mbështetet nga dhëmbët në nofullën tuaj, në vend të mbështetjes direkte në mishrat e dhëmbëve. Kjo parandalon presionin e pakëndshëm në mishrat e dhëmbëve, si dhe mundësinë e plagëve të shkaktuara nga protezat.
• Kujdes më i lehtë ndaj dhëmbëve të mbetur.
• Protezat hibride jo vetëm që sigurojnë mbështetje për dhëmbët tuaj, por gjithashtu rivendosin stimulimin në kockën e nofullës tuaj. Ky stimulim ndalon dhe parandalon humbjen e masës kockore, duke ndihmuar nofullën tuaj të mbetet e fortë dhe e shëndetshme.

Mesazhi im

Proteza hibride është një modalitet i mirë trajtimi për ruajtjen e indeve të mbetura përreth, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e protezave dhe në këtë mënyrë përmirëson dhe rritë cilësinë e jetës së pacientëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori