LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit gjuajnë me ujë Qeverinë

Protestuesit gjuajnë me ujë Qeverinë

Grupi i qytetarëve “#Protestoj” sot pasdite protestoi për të pestën herë në sheshin “Zahir Pajaziti” kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçmas pas publikimit të përgjimeve telefonike midis udhëheqësve të lartë të PDK-së, ku protagonist kryesor është ish shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili dha dorëheqjen ditë më parë nga ky funksion.

Fillimisht, numri i protestuesve ishte i vogël, derisa ata kanë filluar që t’i thërrasin qytetarët e vendit që ti bashkohen kësaj proteste. Pasi protestuesit nisën marshin e tyre drejt sheshit “Skenderbeu”, numri u rrit në mbi 200. Kësaj proteste, iu bashkuan edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe Flaka Surroi dhe Imer Mushkolaj nga shoqëria civile.


Protestuesit kanë kërkuar largimin e të gjithë të korruptuarve nga institucionet e Kosovës.

Grupi i qytetarëve që po protestojnë kundër “Dosjes së Shefave” pas një fjalimi të shkurtër të aktorit Armend Baloku, kanë hedhur qese me ujë në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Baloku iu është drejtuar protestuesve duke thënë se janë mbledhur për të kundërshtuar protagonistët e përgjimeve që po i ruajnë familjet e tyre e që sipas tij po i shkatërrojnë familjet e tjera që jetojnë në Kosovë.

“Ne qytetarët e Kosovës të mbledhur për të pestën herë për t’ju kundërshtuar juve që doni ta ruani familjen tuaj e i keni shkatërruar familjet tona. Juve që mendoni se mashtrohemi me dorëheqjen e njërit prej jush, juve që të palarat ju kanë dal sheshazi, juve që na premtoni Evropën, e keni fëlliqur gjithçka”, tha Baloku.

Ai kërkoi që në mbrojtje të vlerave të shteteve evropiane të largohen të korruptuarit dhe të pastrohen institucionet e Kosovës.

“Ne, në mbrojtje të vlerave të Evropës, kërkojmë largimin tuaj dhe pastrimin e institucioneve tona. Ndalje nuk ka ka… ‘Me hajna, me hajna, nuk ka shtet’. ‘Me hajna, me hajna, nuk ka shtet”. Dhe tash në mënyrë simbolike iu ftojmë që të afrohemi afër qeverisë të marrim qeset e mbushura me ujë dhe ta hedhim Qeverinë me to”, u shpreh Baloku para protestuesve.

Para ndërtesës së Qeverisë pati pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por në momentin e hedhjes së ujit nuk pati ndonjë ndërhyrje. Protestuesit pas këtij aksioni simbolik u shpërndanë të qetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori